LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryeministri i rrjedhur, qeshin me të

11 Nëntor 2017, 09:22, Aktualitet CNA

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas fjalës së Ramës në takimin e sotëm me qytetarët në Dibër.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se në buxhetin e paraqitur nga qeveria në Kuvend s’ka asgjë për Dibrën dhe dibranët.

Ndër të tjera Vasili se ?Sa për gratë e Dibrës dihet botërisht zgjuarësia e tyre dhe ato qeshin shumë mbi zë e nën zë me këtë të rrjedhur.?

Postimi i plotë i Vasilit:

Shkollëpaku ngatërron gratë e mençura të Dibrës me gratë e qeverisë.

Në Dibër papunësia dhe varfëria janë shumë të rënda.
Halle të medha rëndojnë mbi dibranët.
Ate qe kishin mangut nga hallet e shumta ishte humori i shpifur i shkollepakut kryeminister.

Ky ne buxhetin qe ka prure ne Kuvend s’ka asgje per Dibren dhe dibranet.
Po, shume droge dhe kriminele i ka bere peshqesh Dibres dhe dibraneve.

Sa per grate e Dibres dihet boterisht zgjuaresia e tyre dhe ato qeshin shume mbi zë e nën zë me kete te rrjedhur.
Mbase ky shkollepakti i ngaterron grate e mencura te Dibres me grate e tij te qeverise, qe qeshin edhe pa folur ai./ CityNews

Lajmet e fundit nga