LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputeti i LSI: Kanabizimi, projekti politik i Ramës

11 Nëntor 2017, 18:56, Aktualitet CNA

I ftuar në studion e ?Report TV?, deputeti i LSI, Endrit Brahimllari ka implikuar të gjithë strukturat e shtetit në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, duke filluar nga policia deri tek kryeministri i vendit, Edi Rama.

?Kjo është ajo që ne kemi denoncuar, lidhjen e shtetit me krimin. Kjo ngjarje që dëgjuam sot, por edhe ajo që do të dëgjoni nesër, do të tregojnë edhe më shumë lidhjet e shtetit me krimin. Ka policë seriozë, por e kanë të vështirë të kryejnë detyrën, pasi kryeministri është i kapur dhe përfshirë në një skemë kriminale. Policia shërben si informator për krimin. Kanabizimi i Shqipërisë ishte projekti politik i Ramës, për të fituar të ardhura që shkojnë drejtpërdrejt për atë?, u shpreh Brahimllari. /CityNews

Lajmet e fundit nga