LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha: Rama-Tahiri-Xhafa e kanë mbushur policinë me trafikantë droge

11 Nëntor 2017, 15:19, Aktualitet CNA

Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka adresuar akuza të drejtëpërdrejta në emër të kryeministrit Edi Rama, ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ministrit të Brendshëm aktual Fatmir Xhafa, nën pretendimin se kanë mbrojtur dhe vazhdojnë të mbrojnë një të dënuar për trafik droge.

?Prel Enriko Zyla ka qenë i dënuar për trafik dhe shpërndarje droge në Romë, Itali, dhe ka vuajtur dënimin në burgun e Rebibbias. Partnerët e kanë ngritur disa herë këtë cështje, por personi ashtu si shumë të inkriminuar të tjerë në Polici mbrohej nga HABILAJT në kohën e TAHIRIT dhe pas ardhjes së FATMIR XHAFËS kaloi nën mbrojtjen dhe shërbimin e vëllait të XHAFËS, AGRONIT.? /CityNews

Lajmet e fundit nga