LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbesa denoncon xhaxhain monstër/ E ka përdhunuar për 7 vite

10 Nëntor 2017, 19:54, Aktualitet CNA

Në policinë greke ditën e sotme ka mbërritur një denoncim, ku një vajzë shqiptare  banuese në Kalkida të Greqisë, ka denoncuar xhaxhain e vet për përdhunim.

Sipas raportimeve të mediave greke, 17-vjeçarja ka thënë se xhaxhai emri i të cilit nuk është bërë i ditur, e ka përdhunuar të miturën për 7 vite , ndërsa në vitin 2016 ka tentuar të vrasë veten.

Në dosjen hetimore që zotëron policia thuhet se vajza është përdhunur nga xhaxhai në shtëpinë e tij, si dhe në shtëpinë ku jetonte vetë vajza.

Ndaj të akuzuarit Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ?detyrim  paraqitje? një hërë në muaj në polici, i ka ndaluar daljen nga Greqia, si dhe komunikimin me të mbesën, megjithse xhaxhai e ka mohuar akuzën që është bërë kundrejt tij. /CityNews

Lajmet e fundit nga