LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërkesa e deputetëve të opozitës/ Përgjigjet negativisht Meta

10 Nëntor 2017, 14:19, Aktualitet CNA

Presidenti Ilir Meta u është përgjigjur negativisht letrës së 7 deputetëve e opozitës

Lidhur me kërkesën e 7 deputetëve të opozitës për të bërë deklasifikimin e dokumenteve të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Sigurisë, kreu I shtetit Ilir Meta është përgjigjur negativisht.

Presidenti Meta, në përgjigjen e tij theksoi se nuk i deklasifikon këto dokumente.

?Nëpërmjet kësaj përgjigje, ju bëj me dije se nuk e kam aprovuar kërkesën tuaj pasi nuk e kam gjetur në përputhje me paketën ligjore: ?Për informacionin e klasifikuar ?sekret shtetëror?, dhe konkretisht me nenet: 7?13 dhe 16 të ligjit Nr.8457, datë 11.02.1999, i ndryshuar. Po ashtu, e kam çmuar në kundërshtime edhe me nenin 24 të po këtij ligji, pasi siç e dini në mbledhjet e KSK-së, diskutohen çështje dhe informacioneve të bashkëpunimit me vendet partnere dhe institucioneve ndërkombëtare, ndaj të cilëve e kemi detyrim të sigurojmë të njëjtat standarde ruajtjeje me ato që zbatohen nga shteti apo institucionet ndërkombëtare.?, shkruhet në përgjigjen e Metës.

Më tej ai vijon: ?Në shtesë, nuk e gjej në pajtim me kërkesat dhe frymën e pikës 8, neni 10 të Ligjit 64/2014: ?Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit të FA-ve?, ku përcaktohet se: ?Mbledhjet e KSK-së, zhvillohen të mbyllura?, pasi definicionin ?të mbyllura?, përveçse një detyrim ligjor, e çmoj si një qasje për të krijuar një atmosferë besimi ndërmjet anëtarëve të KSK-së. Thënë këto, gjykoj se është në interesin dhe detyrimin e Institucionit të Presidentit të Republikës që t?u ofrojë anëtarëve të KSK-së sa më shumë ?Garanci besimi? për ta: ?këshilluar dhe mbështetut Atë në ushtrimin e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore?.

Kërkesa e deputetëve:
Deputetët e opozitës në komisionin parlamentar të sigurisë, iu drejtuan me një kërkesë Metës që të publikojë të dhënat e raportuara nga institucionet për luftën ndaj drogës me qëllim që të ballafaqohen rezultatet e dhëna.

Deputetët e Partisë Demokratike dhe LSI argumentuan se tani, ka një ndjeshmëri për situatën e rëndë të trafikut të drogës dhe përfshirjen e zyrtarëve të lartë të përfshirë në të, e mbi të gjitha, siç thuhet edhe në letrën drejtuar Metës, skandalit të publikuar në media për dosjen ?Habilaj?. Letra e drejtuar Ilir Metës u firmos nga deputetët Flamur Noka, Isuf Çelaj, Xhemal Gjunkshi, Myslym Murrizi, Ervin Salianji, Luan Rama dhe Endrit Brahimllari./ CityNews

Lajmet e fundit nga