LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ilva Tare e gjen të keqen e medias te Trump dhe jo te Rama!

10 Nëntor 2017, 20:12, Aktualitet CNA

Nga Gjorg Kodra

Ilva Tare e gjen të keqen e medias te Trump dhe jo te Rama! Koment mbi fjalimin e Ilva Tares në Konferencën e BE për lirinë e medias!

Eshte padyshim e veshtire te ndjekesh te verteten Ilva, sidomos kur ke nje jete qe e keqtrajton ate!

“Politikanët në këtë vend duhet të pushojnë së përdoruri marrëdhënie kompromentuese me pronarët e mediave, dhe të fillojnë të kenë një marrëdhënie të kthjellët me gazetarët.”

Keshtu shprehet diku ne kete artikull gazetarja Ilva Tare. Pra raportin e drejte mes politikanit dhe gazetarit e le ne varesi te vullnetit te plote te politikaneve qe per sa u takon e per sa ka treguar historia e kesaj marredhenje as qe perpiqen ta mendojne si mund te ishte ndryshe nga ç’eshte. Perkundrazi, legjislature pas legjislature, mandat pas mandati, zgjedhje pas zgjedhjesh raporti politike media eshte bere per here e me i ngushte, pronare tv-sh qe regjistrojne nr e Kryeministrit ne rubrike telefonike me lloj e soj pseodonimesh, kush me perkedheli e kush, le te themi,me më pak “perkedheli”.

E frymezuar siduket nga dita europiane e medias, Ilva ne kete artikull gjysem nostalgjik rendit 10 rreziqet me te cilat perballet media shqiptare sot. Per habine time, sipas saj, asnje nga keto rreziqe nuk e ka emrin Edi Rama i cili vetem dje pas fjalimit ne konferencen per nder te medias, u qortua nga nje gazetar i huaj per gjuhen e rrezikshme e cila mund te prodhoje viktima ne rradhet e kolegeve te tij ne mbare boten. Madje per Taren eshte me e lehte qe rrezikun e gjuhes se pakujdeshme ta ilustroje me shembuj nga Presidenti Trump e jo me nje nga rastet e pafundme te Kryeministrit te saj, viktime e te ciles jo pak here ka qene dhe ajo vete.

Po sipas Ilves, rezik me te madh per te verteten perben numri i madh i portaleve online, mungesa e profesionalizmit te lajmit ne to sesa koncesionet, lejet, licensat, PPP e perfituara nga pothuajse cdo “tycoon” mediatik ne vend, duke filluar pse jo nga punedhenesi i saj.

Duke cituar dike te mencur e tashme te vdekur sic behet ne cdo rast kur duhet perforcuar mendimi, Ilva shkruan se media si pushtet i katert duhet te rikthehet ne bazat me tradicionale te vlerave te saj. Si gjithmone ne keto raste kur dime se cfare nuk shkon por nuk duam ose nuk dime ti japim zgjidhje, kenaqemi vetem duke dhene mend.

Ilva nuk thote dot se botuesit e pronaret, si aktore te ketij pushteti te katert duhet ti nenshtrohem rregullave per parandalimin e konfliktit te interesit dhe trafikut te influences, si cdo aktor i cdo pushteti tjeter. Nqs nje minister, deputet apo gjykates nuk mund te perfitoje ne asnje rast nga fondet apo pasuria publike, pse duhet ti shpetoje ketij rregulli fjala vjen Vilma, Sandri, Ylli apo Mane? Pse duhet te humb mandatin Koço dhe jo licenzen nje pronar apo botues kur perfiton licenza minerare, parkime publike, hece? Keto si zgjidhen Ilva?

Se portalet online ate pune kane, mbyllen 5 e hapen 6.

Lajmet e fundit nga