LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha sulmon Ramën/ Është arkitekt i narko-shtetit

10 Nëntor 2017, 20:18, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar një koment, ku akuzon Edi Ramën si fajtor se ka shndërruar vendin në një narko-shtet, të ngjashëm me vende si Kolumbia, Bolivia, Meksika dhe Panamaja e diktatorit Noriega në vitet ?80.

?Vendosja e narko-shtetit në një vend eshte zhvillimi më i kobshëm dhe më dramatik për popullin e atij vend. Ne historinë e botës kanë ekzistuar disa narko-demokraci si Kolumbia, Bolivia, Meksika etj, po ka ekzistuar vetëm një narko-shtet, dmth shtet në të cilin narkotrafikun e bën shteti dhe ky ka qenë në vitet 80 të shekullit te kaluar Panamaja e diktatorit Noriega, regjimin e të cilit e permbysen marinsat amerikan.

Pas 40 vitesh tani flitet dhe shkruhet per nje narko-shtet ne zemër të Europes, Shqiperinë e Edi Ramës. Nga mesi i vitit te kaluar dhe më pas, me dhjetra herë në parlament dhe gjetke, kam denoncuar vendosjen e narkoshtetit ne Shqipëri dhe cilësuar Edi Ramën si arkitektin e kanabizimit dhe si Noriegen e Shqiperise.

Disa muaj me parë ,në gazetën kryesore të Europes ?Financial Times?, ish keshilltari i ish spikerit të paralmentit te Mbreterise se Bashkuar, Robin Cook shkruajti se Edi Rama është në fillimet e ndërtimit në Shqipëri të narkoshtetit. Sot mediat franceze bëjnë fjalë për Shqiperinë si narkoshtet në zemër të Europes?, shkruan Berisha. /Citynews

Lajmet e fundit nga