LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alfred Moisiu kundër PD-së dhe LSI-së për deklasifikimin të informacioneve

10 Nëntor 2017, 09:14, Aktualitet CNA

Ish-presidenti, Alfred Moisiu mendon se kërkesa e dy partive opozitare drejtuar Presidentit Ilir Meta për të deklasifikuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ku u diskutua për kanabisin është e paarsyeshme. Duke folur për gazetën “SOT”, ai theksoi se kjo kërkesë mund të bëhet vetëm kur kërkohen nga komisione të veçanta apo nga organet e drejtësisë.

?Në përgjithësi ka rregulla. Ka afate të caktuara për deklasifikimin e informacionit. Çdo informacion deklasifikohet vetëm po ta kërkojë një komision ose e kërkon vetë drejtësia. Deklasifikimi i informacioneve të Shërbimeve sekrete bëhet me rregulla të caktuara?, – pohoi Moisiu. /Citynews

Lajmet e fundit nga