Connect with Us

Vasili: Trump fitonte, shkollëpaku këpuste dokrra liliputësh

Aktualitet

Vasili: Trump fitonte, shkollëpaku këpuste dokrra liliputësh

Publikuar

-

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Rama në lidhje me fitoren  e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë nga Donald Trump.

Duke ju referuar deklaratave të Ramës, Vasili shkruan: “Patëm edhe ne një shkollëpakët, kryeministër i thonë disa, që e quajti fitoren e Trump fatkeqsi botërore etj etj budallallëqe të tjera, që shkollëpakësia prodhon”.

Gjithashtu Vasili pohon se Trump fitoi ndaj llafazanëve, dënglaxhinjve dhe njerëzve që nuk luftojnë papunësinë dhe varfërinë, por i thellojnë ato.

Postimi i plotë:

“Një vit më parë Trump realizoi një fitore historike. Fitoi ndaj llafazanëve, dënglaxhinjve, njerëzve të farsës dhe jo të përmbajtjes, ndaj hipokritëve të pacipë dhe bosh, njerëzve që nuk e duan vendin e tyre por e kanë atdheun plaçkë tregu, njerëzve që nuk luftojnë papunësinë dhe varfërinë por i thellojnë ato.

Dhe Amerika e vlerave të mëdha iu përgjigj.

LEXO EDHE:  LSI: Për Ramën, trafikantët e drogës dhe përdhunuesit janë heronj

Patëm edhe ne një shkollëpakët, kryeministër i thonë disa, që e quajti fitoren e Trump fatkeqsi botërore etj etj budallallëqe të tjera, që shkollëpakësia prodhon.

Leje te varfrin mos e nga, thonë në fshatin tonë për të tillë të shkarë si ky shkollëgremisuri” /CityNews

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. ismet

    9 Nentor, 2017 at 11:20 am

    Me cfare merret Tao Tao,Petrit Vasili.O Vasilo,je shume idiot.Eshte gjynof te harxhosh kohen me ty ,dhe menyra se si ben politike eshte jo llum kazani,por super llum.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tërhoqi zvarrë me makinë qenin/ E pëson 50 vjeçari në Durrës

Publikuar

-

Nga

Tërhoqi zvarrë me makinë qenin/ E pëson 50 vjeçari në Durrës

Policia ka rreaguar pas publikimitnë rrjetet sociale, ku paraqitej një kafshë shtëpiake (qen), duke u tërhequr pas një makine, në Sukth, Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës menjëherë identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, bashkë me mjetin e tij tip “Renault”, shtetasin F. P., 50 vjeç, banues në Sukth, Durrës.



Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi F. P., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve” parashikuar nga neni 207/c paragrafi 2 si dhe nga shërbimet e Policisë të Qarkullimit Rrugor është vendosur masë administrative në bazë të dispozitave të Kodit Rrugor, sipas neneve 158, 182 dhe 139/14/5/8.

LEXO EDHE:  Vasili i përgjigjet Ramës/ Po të ishe në Gjermani do dënoheshe me qindra vjet burg

LEXO EDHE:  "Mos luaj me zjarrin"/ PD e Shkodrës , thirrje  Ramës

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Policia e Durrësit fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandali me tenderin 1.2 miliardë euro/ Sa është paguar Lulzim Basha që të heshtë?

Publikuar

-

Nga

Tashmë shqiptarët janë mësuar me denoncimet e kreut të Republikës së re, Lulzim Basha. Ai flet disa herë, dhe mesa duket pasi merr “haraçin”, hesht dhe nuk ndihet më.

Mesa duket, i tillë është edhe rasti i konçesionit të rrugës Milot-Fier.

Në fillim të korrikut 2020, CNA.al denoncoi aferën për ndërtimin e segmentit rrugor Milot-Fier. Ministrja e Infrastukturës Belinda Balluku ka thënë dhe vlerën e cila është 1.2 miliardë euro dhe ka shpallur publikisht garën ndërkombëtare.

Vlera e rrugës duket të jetë shumë e lartë nga realiteti i disa koncesioneve të mëparshme, të cilat janë anuluar dhe janë përfshirë në koncesionin e ri. Po ashtu CNA.al zbuloi se fituesi është i paravendosur. ( Lexo këtu)

Më tej, reagoi edhe Partia Demokratike, e cila bëri disa denoncime.

Eksponentë të PD-së, dolën në disa konferenca shtypi, për të denoncuar këtë tender, të cilin e quajtën korruptiv.

Por, pas disa denoncimesh, për “çudinë” e të gjithëve, erdhi heshtja. Ashtu siç ka bërë edhe në raste të mëparshme, Luli heshti në lidhje me skandalin në fjalë.

Pra, çuditërisht Lulzim Basha, po hesht për një nga konçesionet me vlerën më të madhe në historinë e qeverisë shqiptare. Një nga PPP-të më të frikshme.

Por, heshtja e tij të çon në dyshime të forta, se pas saj fshihen pazare apo interesa klienteliste.

Mos vallë kunati ka marrë tender?

LEXO EDHE:  Mashtrimi i Ramës për të sëmurët/ Kryeministri del zbuluar

LEXO EDHE:  Vasili i përgjigjet Ramës/ Po të ishe në Gjermani do dënoheshe me qindra vjet burg

Mos vallë firmat afër Lulit kanë marë tendera?

Mos vallë ka një pazar firma fituese greke, tashmë e shpallur publikisht se do të nënkontraktojë kompani shqiptare sipas listës së ofruar nga njerëz afër Lulzim Bashës?

Apo do të ketë fonde të mëdha për Lulin, që ndoshta disa mund t’i jenë dhënë për t’i mbyllur gojën pasi ky është një koncesion i cili po bëhet me 1.2 miliardë euro. Në fakt vlerën e tij e ka sa gjysma e asaj që ka deklaruar qeveria.

Heshtja e Lulit pasi bëri disa denoncime jo vetëm ngre pikëpyetjet e mësipërme, por tregon edhe një herë kush është Lulzim Basha i vërtetë. Njeriu i pazareve me Edi Ramën, që shitet e blihet si plaçkë pazari në tregun çam./ CNA.al



Tenderi 1.2 miliardë dollarë/ Sa e bleu Rama heshtjen e Bashës për rrugën Milot-Fier?

Video-Skandali me rrugën 1.2 miliardë euro, Milot-Fier/ Fituesi është paracaktuar

Rruga Milot-Fier një aferë korruptive me fitues të paravendosur

Denoncimi i CNA.al për garën e aksit Milot-Fier/ Basha reagon një ditë me vonesë

“Kryeministri i projekteve të florinjta”/ Tabaku “i nxjerr bojën” Ramës: Po përgatit vjedhjen e fundit

Afera me rrugën Milot-Fier/ Paloka bën llogaritë, 23 deri në 24 milion euro vjedhje për kilometër

“Projekti Milot-Fier/ 5 ditë pas shfaqjes tenderi nuk ekziston, 4 pyetje për Ballukun dhe Ramën”

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tre ambasadorë “zbarkojnë” në selinë blu/ Takim me Bashën

Publikuar

-

Nga

Tre ambasadorë “zbarkojnë” në selinë blu/ Takim me Bashën

Ambasadorët Luigi Soreca, Yuri Kim dhe Duncan Norman pritet të zbarkojnë sot në zyrën e kreut të PD, Lulzim Basha.

Mësohet se takimi mes Bashës dhe tre ambasadorëve do të zhvillohet në selinë blu në oren 15:00, dhe në kuadër të diskutimeve do të jetë mbarvajtja e punimeve në Këshillin Politik  për përmbylljen e Reformës Zgjedhore.

LEXO EDHE:  Rama e quajti mbetje të biodegraduar/ Deputeti demokrat nuk përmbahet më



Ndërkohë bëhet me dije se pjesë e takimit do të jetë nënkryetari i LSI, petrit Vasili dhe ish deputeti i PD, Oert Bylykbashi.

LEXO EDHE:  “Mos luaj me zjarrin”/ PD e Shkodrës , thirrje  Ramës

Gjithashtu, në takim mësohet se do të jetë dhe e Ngarkuara me punë e SHBA Leyla Moses-Ones./CNA.al

LEXO TE PLOTE