LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali i Ramës/ Dje e akuzoi Haxhinaston, sot i bën drejtor ish-shefin e kabinetit

9 Nëntor 2017, 13:58, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama në dy ditë thotë dy gjëra të ndryshme. Dje në një dalje për mediat hodhi akuza të ashpra ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, Edmond Haxhinasto në lidhje me situatën e rrugëve.

Sipas kreut të qeverisë ka një hendek të madh mes asaj që është investuar në rrugë dhe rezultatit, pra gjendjes së sotme të infrastrukturës rrugore.

Dje Rama u shpreh se  ?nuk është financuar pak për infrastrukturën kombëtare, dhe nëse do vendosim në balancë paratë e derdhura me rezultatin ndër vite, ka hendek të madh. Planifikimi kombëtar dhe projektet kanë qenë të mangëta. Dhe në fund produkti është i mangët. Sot nuk kemi asnjë rrugë kombëtare të certifikuar sipas standarteve europiane.?

Gjithashtu kreu i qeverisë paralajmëroi ndëshkim për të gjithë ata supervizorë që mashtrojnë për të përfituar nga buxheti  i shtetit.

?Tolerancë 0 ndaj supervizorëve që do mashtrojnë për të përfituar nga buxheti i shtetit. S?ka zyrtar ARRSH të hapë buxhet me firmën e tij duke i hapur borxhe qeverisë e më pas popullit, duke bërë sikur s?kupton.?- tha dje Rama.

Por sot kryeministri ka vepruar në kundërshtim me ato që vetë ai deklaroi ditën e djeshme, duke zgjedhur në krye të Aviacionit Civil pikërisht ish-shefin e kabinetit të Edmond Haxhinastos Krislen Keri.

Sipas një njoftimi zyrtar të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës është zhvilluar faza e dytë e proçedurës së vlerësimit të kandidatëve për vlerësimin e kandidatëve për postin e drejtorit ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil.

Një konkurs i stisur që ka nxjerrë fitues deri tani të paktën ish-shefin e kabinetit të Edmond Haxhinastos, Krislen Keri.

Krislen Keri është personi i shumëpërfolur në lidhje me aksidentin fatal të 7 majit të vitit 2016, ku dy fëmijë të moshës 3 dhe 5 vjeç humbën jetën.

Në atë kohë mediat raportuan se ishte pikërisht heqja e trafikndarëses në vendhyrjen e një karburanti e cila shkaktoi aksidentin tragjik.

Karburanti ishte në pronësi të babait të Krislenit, Pilo Keri, ish-deputet socialist dhe më pas mbështetës i LSI-së.

Trafikndarësja ishte hequr, u tha në atë kohë pas ndikimit të djalit të Pilos, Krislenit i cili ishte edhe shefi i kabinetit të Haxhinastos./ CityNews

http://www.citynews.al/2017/11/skandali-i-akuzuari-zgjidhet-drejtor-i-pergjithshem/1

Lajmet e fundit nga