Connect with Us

Rama i përgjigjet Top Channel/ Gënjeni kaq hapur, historia është Dritan Hoxha

Aktualitet

Rama i përgjigjet Top Channel/ Gënjeni kaq hapur, historia është Dritan Hoxha

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur televizionit Top Channel në lidhje me një kronikë televizive që ky televizion ka bërë për konferencën mbi Lirinë e Media, në të cilën mori pjesë edhe komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama e ka akuzuar Top Channel-in se ka gënjyer me kronikën e bërë për konferencën.

Ai shprehet se, ““HAHNI DHE KAZANI”
Ky është titulli i lajmit të Top Channel që mund ta shihni bashkëlidhur.
Në lajm, siç do ta lexoni, thuhet se kryeministri e cilësoi median si të pabesueshme.
Po, e vërtetë, kështu mendoj! Por si për ta vërtetuar me dëshminë e vet se sa të pabesueshme janë mediat, Top Channel, siç e shihni, e informon publikun se konferenca për lirinë e medias dhe konferenca për shtyp me Komisionerin nuk u transmetuan në ERTV! Ju të gjithë tani mund ta shikoni vetë provën e kësaj gënjeshtre me bisht, nëse zbrisni në postimin e dytë e të tretë të ditës dhe klikoni videon e dhënë live nga ERTV.”

Në vijim kryeministri Rama thotë:

“Tani pyetja që vjen vetiu është: Nëse një televizion kombëtar që ka bërë histori falë gjenialitetit të të ndjerit Dritan Hoxha, është katandisur sot të gënjejë kaq hapur, edhe për një fakt kaq të thjeshtë, si mund të quhet e besueshme media në Shqipëri?”

Postimi i plotë i Ramës:

“HAHNI DHE KAZANI”
Ky është titulli i lajmit të Top Channel që mund ta shihni bashkëlidhur.
Në lajm, siç do ta lexoni, thuhet se kryeministri e cilësoi median si të pabesueshme.
Po, e vërtetë, kështu mendoj! Por si për ta vërtetuar me dëshminë e vet se sa të pabesueshme janë mediat, Top Channel, siç e shihni, e informon publikun se konferenca për lirinë e medias dhe konferenca për shtyp me Komisionerin nuk u transmetuan në ERTV! Ju të gjithë tani mund ta shikoni vetë provën e kësaj gënjeshtre me bisht, nëse zbrisni në postimin e dytë e të tretë të ditës dhe klikoni videon e dhënë live nga ERTV.
Tani pyetja që vjen vetiu është: Nëse një televizion kombëtar që ka bërë histori falë gjenialitetit të të ndjerit Dritan Hoxha, është katandisur sot të gënjejë kaq hapur, edhe për një fakt kaq të thjeshtë, si mund të quhet e besueshme media në Shqipëri?

Shënim i orës 20.25:
Meqë linku më poshtë nuk hapet, pasi sipas disa komentuesve TCH e ka fshirë nga faqja e vet dhe për korrektesë me ndjekësit e kësaj faqeje, më poshtë mund të lexoni tekstin e lajmit në fjalë apo të shikoni linkun https://youtu.be/pvzr-5lDVv8
Hahni dhe kazani – Liria e medias është një kriter i rëndësishëm për vlerësimin demokratik të një vendi dhe vlerësimi demokratik i një vendi që kërkon të hyjë në Bashkimin Europian është pjesë e kritereve të Kopengahës, një mur i pakalueshëm për çdo kandidat për familjen europiane. Shpesh Brukseli ka qënë kritik ndaj sektorit mediatik në Shqipëri, duke nënvizuar pavarësinë e tij, lirinë për shkak të presionit të interesave ekonomike të pronarëve. Sot Komisioneri Hahn, në një konferencë të rëndësishme për të cilën jo rastësisht ishte zgjedhur Tirana, këmbënguli tek besueshmëria e mediave dhe tek kujdesi nga fenomene të reja si “fake news”. Të njëjtën gjë në fakt përmendi edhe Kryeministri Rama, i cili ama shkoi shumë më larg kur etiketoi mediat dhe gazetarët, ashtu si ka bërë edhe javët e fundit. Por në sy të Komisionerit Hahn Kryeministri nuk përmendi më fjalët “kazan mediatik”, as ripërsëriti epitete si “idiote”, “të paaftë”, “injorantë”, shprehje më të cilat gazetarët ndeshen rëndom gjatë punës me të. Gjithashtu, konferenca për lirinë e medias dhe konferenca për shtyp me Komisionerin Hahn nuk u transmetua siç transmetohen rëndom aktivitetet e Kryeministrit përmes kanalit të tij personal televiziv ERTV. Janë të gjitha këto detaje, jo të vogla që iu fshehën sot Komisionerit Hahn nga Kryeministri i vendit. Kryeministri kërkoi sot që t’i rikthehet medias liria e saj, por këtë duhet të fillojë ta bëjë nga vetja. Të pranojë se kur i bëhen pyetje, ai nuk mund t’iu përgjigjet me fyerje, të pranojë se nuk ka pyetje, por vetëm përgjigje të këqija. Kryeministri e di mirë se fyerja nuk mund të jetë më vepër penale, pavarësisht se ai kërkon kthimin e saj si të tillë, sepse këtë e pengon pikërisht Komisioni Europian. Kryeministri duhet të pranojë se ai dhe jo mediat paguhet me taksat e shqiptarëve dhe se misioni i tyre është pikërisht të ruajnë sesi këto taksat përdoren, apo shpërdoren. Kryeministri e di, ashtu si edhe ata përpara tij se lajmësi nuk goditet dhe këtë e thotë jo vetëm BE, por edhe kanuni qindra vite më parë dhe nëse qeveria i bën mirë detyrat e shtëpisë, edhe për lirinë e medias, atëherë po, le të shohim se ku janë edhe problemet tona. Por, siç thoshte Ronald Reagan, “problemi gjithmonë është Qeveria”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Rama thirrje për njohjen e Kosovës/ Vetëm maturia do të lejojë Serbinë të heq barrën e së shkuarës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB.

Kryeministri Rama i ka bërë ftesë vendeve të OKB-së për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai është shprehur se mbështet si rrugë të vetme dialogun Kosovë-Serbi.



“Nuk është obsesion, është test për të njohur realitet e reja në zemër të Evropës, kur një shtet i ri lindi. Kjo punë duhet të përfundojë dhe realiteti na ka treguar ne ballkanasve, por edhe të Evropës se Kosova e pavarur, sovrane vazhdon prej 13 vjetësh. 

Shqipëria mbështet si alternativë te vetme, dialogun Kosovë-Serbi. Vetëm maturia, kuraja dhe vizioni do ta lejojnë më në fund Serbinë te heq barrën e të shkuarës”, thotë Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Pabarazi në qasjen e vaksinave”/ Rama në OKB: Duhet një traktat i ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB, ku ka evidentuar disa prej sfidave me të cilat është përballur bota dhe Shqipëria sëfundmi. Në fjalën e tij, Rama ka falenderuar të gjithë vendet që ndihmuan Shqipërinë në periudhën më të vështirë të pandemisë.

Kryeministri theksoi se më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare është vaksinuar dhe se pritet që në 10 muajt e ardhshëm të vaksinohet edhe pjesa tjetër e popullsisë.

Gjithashtu Rama është shprehur se mbështet propozimin për një traktat të ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive përmes bashkëpunimit.



Sot kemi më shumë se gjysmën e popullsisë shqiptare të vaksinuar dhe presim të kemi të kemi të gjithë popullsinë e vaksinuar gjatë 10 muajve të ardhshëm. Pa bashkëpunim kostoja do të jetë më e lartë. Kjo është arsyeja pse vjet mjekët shqiptarë shkuan në Lombardi dhe në këmbim pritëm mjekët italian në shtëpinë tonë. Falenderoj ata që na janë gjendur të na ndihmojnë, Turqinë. KE që luftoi për të përshpejtuar ofrimin e vaksinave, Kroacisë, Letonisë që na u gjendën me vaksina.

Pabarazia në qasjen e vaksinës ka nxjerrë në pah një qasje të ndryshme për nismat globale, Kjo është arsyeja pse vazhdojmë të jemi avokat për një traktat të ri ndërkombëtar për reagimin ndaj pandemive, Është e nevojshme të përmirësojmë qasjen ndaj vaksinave sepse ata që nuk janë ta pavaksinuar rrezikohen. Eksperienca e gjatë dhe e fortë e OKB nëse na ka mësuar diçka është se sfidat kërkojnë kontributin e të gjithëve”, ka thënë ndër të tjera Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Hapet aksi kryesor”/ ARRSH njofton qytetarët: Nga 26 shtatori sërish devijime të trafikut

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Nga data 26 shtator, në Unazën e Madhe do të hapet aksi rrugor nga “Ura e Lanës” deri te “Pallati me Shigjeta”.

Lajmi bëhet i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili ka njoftuar se nga kjo ditë do të ketë sërish devijime të qarkullimit të automjeteve.

Automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2.

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” për një periudhë 2-javore nuk do të kenë ndryshime në qarkullim.



Njoftimi i plotë:

Hapet për qarkullimin e mjeteve aksi kryesor nga Ura e Lanës deri te Pallati me Shigjeta

Duke filluar nga orët e para të mëngjesit të datës 26.09.2021 automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2, duke shmangur kështu rrethin provizor tek “O-Zone” e duke vazhduar më pas pa ndërprerje drejt “Pallatit me Shigjeta”.

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” për një periudhë 2-javore nuk do të kenë ndryshime në qarkullim, pas kësaj periudhe, do të kanalizohen në rrugën e re paralele të krahut të djathtë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE