LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia Kufitare Qafë Thanë raporton për penalitetet/ Ja rastet e 10 muajve

9 Nëntor 2017, 14:12, Aktualitet CNA

Ditën e sotme stacioni i Policisë Kufitare, Qafë Thanë, ka dhënë informacione për punën e kryer gjatë 10 muajve të fundit.

Sipas raportimit të policisë efektivët e stacionit të Policisë Kufitare, Qafë Thanë kanë qenë të angazhuar në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së paligjshmërisë.

Kryesisht bëhet fjalë për:

Gjatë periudhës Janar – Tetor 2017 totali i hyrje daljeve të shtetasve është 1 317 186 dhe 49 449 mjete.

Gjatë këtij 10-mujori janë evidentuar dhe goditur 41 raste të veprave penale, me 53 shtetas të proceduar, konkretisht:

Në drejtim të parandalimit të kalimit të paligjshmëm të kufirit, janë evidentuar 20 raste.

Gjatë kësaj periudhe nga Policia Kufitare e Qafë Thanës janë kapur 15 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale për llogari të drejtorive në qarqe.

Gjatë kësaj periudhe janë kryer 18 patrullime të përbashkëta me Policinë Maqedonase në kufirin e gjelbër

Ndërsa mësohet së në vazhdim, Policia Kufitare do të vijojë punën intensivisht për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshëm, si dhe rritjen në maksimum të cilësisë së shërbimit për qytetarët. /CityNews

Lajmet e fundit nga