LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pasuria e Tahirit në “lupën” e Prokurorisë së Krimeve të Rënda

9 Nëntor 2017, 22:37, Aktualitet CNA

Prokuroria e Krimeve të Rënda vazhdon hetimet për të zbuluar prova të tjera që mund të lidhin ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me grupin e Habilajve.

Sikurse raporton televizioni Klan, organi i akuzës ka kërkuar informacione të detajuara nga bankat e nivelit të nivelit të dytë, hipotekat, drejtoria e transportit rrugorë dhe OSHE-ja mbi pasurinë e Tahirit familjarëve dhe rrethit të tij shoqëror.

Si indicie kësaj lëvizje ka shërbyer edhe gjetja e patentave të Tahirit dhe 863 mijë euro në makinën e shtetasit Oresti Sota, për të cilat ende nuk është zbuluar nëse kanë lidhje me të. /CityNews

Lajmet e fundit nga