LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk do ta besoni se kë ka refuzuar Bella Hadid

8 Nëntor 2017, 23:15, Aktualitet CNA

Bella Hadid mund të jetë zemërthyer nga fundi i lidhjes së saj me këngëtarin The Weeknd, por ajo nuk është kurrë e dëshpëruar.

Pikërisht këtë gjë e tregon fakti se Bella ka refuzuar ftesat e shumta të një prej beqarëve më tërheqës e të dashur të Hollivudit, Leonaro DiCaprio.

Thuhet se aktori dhe 20 vjeçarja kanë shkëmbyer numrat në tapetin e kuq të festivalit të Kanës.

“Leo nuk është tipi i saj,”  tha një i burim i brendshëm për revistën Heat. “Bella mendon se ai është i lashtë, dhe asaj vërtetë i pëlqejnë muzikantët e zymtë, prandaj mendoj se ajo e gjen atë të butë”. Nuk është për t’u habitur që Leo i cili shpesh ka treguar preferencat e tij për modelet, të humbiste nga sytë dy modelet më të njohura të momentit, motrat Hadid.  Në një përpjekje për të joshur Belan, Leonardo mësohet se i ka dërguar modeles së Victoria’s Secret “3.500 të brendshme femrash, 36 trëndafila të bardhë dhe një shishe Shampanjë “.  Por dhe pas këtyre dhuratave Bella nuk është tunduar aspak duke i thënë aktorit se ai duhet të përqëndrohet diku tjetër./CityNews

Lajmet e fundit nga