Connect with Us

Nga Sonila MEÇO/ Rasti i artë

Aktualitet

Nga Sonila MEÇO/ Rasti i artë

Publikuar

-

Gazetarja Sonila Meço ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama në konferencen EU-Western Balkan Media Days, e cila po zhvillohet në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetarja Meço shkruan se për kryeministrin kjo është një “Western Balkan Kazan Days”.

Meço shprehet se ky është një rast i artë për ata gazetarë që janë të pranishëm të thonë të tyren se nga kush e si kërcënohet liria e medias, e fjalës.

Shkrimi i plotë:

Në Tiranë zhvillohet Konferenca EU-Western Balkan Media Days. Pra një konferencë për median, lirinë e saj, fuqinë transformuese në procesin integrues. Ulur, duke dëgjuar përshëndetjen e kryeministrit shqiptar, për të cilin konferenca quhet: Ëestern Balkan Kazan Days, kolegë gazetarë (ata që kanë pranuar ftesën), kanë rastin të thonë të tyren se nga kush e si kërcënohet liria e medias, e fjalës. Ky është rasti i artë për të dëshmuar nga ata që janë prezentë, përballë atyre që mallëngjejnë me leksione mbi rëndësinë e lirisë së medias, se ideatori dhe frymëzuesi i kazanit është aty. Në të kundërtën, mund të shtojnë në cv-të përkatëse, se një ditë sublimuan edhe dekorin e akuzës ndaj tyre./ CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

“Dorëzohet” Trump/ Shfaqet për herë të parë me maskë në publik

Publikuar

-

Nga

Për herë të parë që kur shpërtheu pandemia, Presidenti Trump është shfaqur me maskë në publik. Presidenti ishte të shtunën në spitalin ushtarak Walter Reed për t’u takuar me ushtarë që mjekohen atje dhe personel mjekësor që kujdeset për pacientë me COVID dhe këtë radhë ishte në përputhje me udhëzimet e zyrtarëve të shëndetësisë për vënien e maskave si një ndër masat kritike për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Me një maskë të errët që mbante stemën presidenciale, i shoqëruar nga personel i spitalit ushtarak Walter Reed, presidenti hyri në mjediset e spitalit për t’u takuar me ushtarë të plagosur.

Ky akt i thjeshtë është një ndër hapat më kritikë që këshillojnë zyrtarët e shëndetit publik për parandalimin e infeksioneve. Por është bërë një simbol politik për disa amerikanë që shprehin rezistencë nga masave të rekomanduara ose imponuara nga autoritetet duke mos vënë maskë.

Ishte hera e parë që presidenti vinte maskë para kamerave. Por ai e pohoi që para nisjes se në prani të pacientëve të shtruar, është një masë e domosdoshme:

“Ndoshta do të vë maskë. Kur je në spital, sidomos në pavione ku janë shtruar ushtarë dhe njerëz që sapo janë operuar, duhet vënë. Më duket si ditë e shkëlqyer për të vënë maskë. Nuk kam qenë kurrë kundër maskave por besoj se varet nga momenti dhe vendi,” tha presidenti.

Presidenti u ka rezistuar vazhdimisht këshillave të specialistëve shëndetësore që këmbëngulin për vënien e maskave. Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve ai është shprehur më parë se nuk e sheh të nevojshme dhe ka komentuar edhe për faktin që ish-nënpresidenti Joe Biden vë maskë në mjedise të hapura publike.

LEXO EDHE:  Mbyllja e Agon Channel/ Flet Sonila Meço

LEXO EDHE:  Ligji për Teatrin Kombëtar/ "Shpërthen" Sonila Meço: E di kush është më e keqja ...

Persona të afërt me presidentin kanë pohuar agjencinë e lajmeve Associated Press se presidenti shqetësohet që maska e bën të duket një politikan i dobët dhe se e zhvendos vëmendjen nga nevoja për rihapjen e ekonomisë tek kërëcënimi për shëndetin publik.

Kritikët e presidentit thonë se ai e ka politizuar vënien e maskave gjë që e ka shtuar rezistencën ndaj kësaj mase nga disa grupime.

Para nisjes për në spitalin ushtarak Walter Reed, presidenti u pyet edhe për vendimin për t’i zbutur dënimin bashkëpunëtorit të tij të vjetër Roger Stone:

“Roger Stone u trajtua shumë padrejtësisht. E vunë nën akuza në kuadër të një gjuetie shtrigash, të një komploti politik, një mashtrim tjetër i Robert Muellerit. Ishte mashtrim sepse u provua se ishte fallso. Unë veprova pasi Roger Stone ishte trajtuar shumë padrejtësisht. Njerëzit janë gëzuar shumë sepse në këtë vend njerëzit duan drejtësinë,” tha presidenti.

Të premten, pak ditë para se Roger Stone të fillonte vuajtjen e dënimit me 40 muaj burgim, presidenti e liroi mikun e tij nga dënimi me burgim. Ky ishte një tjetër shembull i përpjekjeve të shumta që ka bërë presidenti dhe stafi i tij për t’i dhënë një interpretim të ri hetimeve mbi administratën e tij për lidhje e bashkëpunim të fshehtë me rusët. Në fillim të vitit, Senati e liroi presidentin nga akuzat që u ngritën lidhur me këto hetime./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova nuk e shpall gjendjen e jashtëzakonshme/ Hoti: Sot votojmë masat e reja!

Publikuar

-

Nga

Kosova nuk e shpall gjendjen e jashtëzakonshme/ Hoti: Sot votojmë masat e reja!

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti vendos të mos e shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë, ndonëse prej më shumë se 5 ditësh janë shënuar rreth 200 të infektuar për çdo 24 orë.

Hoti, pas takimit me Këshillin e Sigurisë tha se do të ketë masa rigoroze gjatë ditëve në vijim. “Sapo e kryem mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës ku ka një pajtueshmëri të përgjithshme për ndërmarrjen e masave shtese dhe zbatimin rigoroz të atyre masave”, ka thënë Hoti.

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Gazetarja zbulon të vërteten e hidhur

LEXO EDHE:  Nga Sonila MEÇO/ A do dalim nga xhungla?

Hoti tha se parlamenti do të votojë sot në mbrëmje për masa shtesë, pjesë e të cilave do të jetë forcimi i gjobave për shkelësit e protokollit anti-Covid, ndalimi i tubimeve dhe ndalimi i riteve fetare.

Autoritetet shëndetësore në Prishtinë bëjnë me dije se janë konfirmuar 301 pacientë me Covid-19, të cilët po vazhdojnë të marrin trajtim shëndetësor në klinikat e QKUK-së dhe Spitalet e Përgjithshme të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

LEXO TE PLOTE

Bota

Çështja e “Shën Sofisë”/ Erdogan: Vendimi ka të bëjë me kombin turk dhe me asnjë tjetër!

Publikuar

-

Nga

Çështja e “Shën Sofisë”/ Erdogan: Vendimi ka të bëjë me kombin turk dhe me asnjë tjetër!

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka reaguar në lidhje me komentet dhe kritikat e shumta, që nga momenti kur gjykata në Stamboll mori vendimin për t’i hequr statusin muze Kishës së Shën Sofisë për ta kthyer në Xhami.

Erdogan thotë se askush nuk duhet të përzihet me këtë çështje, sepse i takon vetëm Turqisë.
“Vendimi përfundimtar për statusin e Hagia Sophia ka të bëjë me kombin turk dhe me asnjë tjetër. Është çështje jona e brendshme,”-tha presidenti turk, duke iu referuar reagimeve për shndërrimin në xhami të Shën Sofias.

Për revistën Kriter, Rexhep Tajip Erdogan më tej deklaroi se për ta kthyer kishën në muze në vitin 1934 ishte “jashtëzakonisht i dhimbshëm për kombin tonë”.
Në të njëjtën intervistë, presidenti turk gjithashtu përmendi ato që po ndodhin në rajonin e Mesdheut, duke argumentuar se vendi i tij “nuk dëshiron tension në rajon”.
“Unë e them qartë dhe me zë të lartë. Ne nuk duam tension në Mesdhe , i cili ka qenë djep i kulturave të ndryshme përgjatë historisë. Përkundrazi, ne besojmë se depozitat e hidrokarbureve janë një mundësi për të gjithë rajonin,” tha Rexhep Tajip Erdogan./CNA.al

LEXO TE PLOTE