Connect with Us

Kush është deputeti që Prokuroria pritet të kërkojë arrestimin

Aktualitet

Kush është deputeti që Prokuroria pritet të kërkojë arrestimin

Publikuar

-

Pas deklaratës së gazetarit Artan Hoxha, të bërë në emisionin “Të paekspozuarit”, se pritet që prokuroria të kërkojë arrestimin e një tjetër deputeti, CityNews.al kontaktoi me burimet pranë Prokurorisë.

Burimet i thanë CityNews.al se deputeti për të cilin prokuroria pritet të kërkojë arrestimin, i përket Partisë Socialiste dhe është një person i njohur publik.

Sipas të njëjtave burime mësohet se, deputeti në fjalë ka qenë drejtues në një institucion të rëndësishëm shtetëror në vend. /CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Monika tallet me Metën/ Nuk më ndjek në Instagram se ka frikë mos i kërkoj dekorata

Publikuar

-

Nga

Fakti që Ilir Meta ka dhënë shumë dekorata gjatë ushtrimit të detyrës si president, nuk i ka bërë përshtypje vetëm Edi Ramës dhe qytetarëve, por edhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit.

Kryetarja e LSI-së u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në ‘Instagram’, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Pyetjes përse Meta nuk e ndjek në Instagram, ajo i është përgjigjur se ka dy mundësi. Sipas saj, Meta ka frikë mos i kërkon ndonjë dekoratë në inbox ose do të mbajë marrëdhënie institucionale.

Dy mundësi ka: Sepse do të mbajë marrëdhënie institucionale. Ka frikë mos i kërkoj ndonjë dekoratë në inbox. Po më mirë pyesni Ilir Metën”, shkruan Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Vdekja e Princin Philip/ Britani shpallen planet e funeralit

Publikuar

-

Nga

Vdekja e Princin Philip/ Britani shpallen planet e funeralit

Ceremonitë e varrimit të Princit Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth të Britanisë, do të mbahet më 17 prill, njoftoi të shtunën Pallati Buckingham, duke shtuar se në funeral do të marrë pjesë nipi i tyre, Princ Harry.

Ndërkohë, kudo në Britani ushtuan të shtënat e topave në shenjë nderimi për Princin Philip, i cili u nda nga jeta të premten në moshën 99-vjeçare. Planet e ceremonive, të hartuara prej kohësh, u desh të ndryshoheshin dhe të zvogëloheshin në përmasa, për shkak të kufizimeve për koronavirusin, por Pallati Mbretëror tha se ato përsëri përputhen mjaft me dëshirat e Princit Philip.

Për nder të tij do të organizohet një funeral mbretëror, jo shtetëror, pa procesione publike, që do të zhvillohet tërësisht brenda mjediseve të Kështjellës Windsor. Numri i të pranishmëve do të jetë jo më shumë se 30. Varrimi do të zhvillohet në Kishën e Shën Gjergjit brenda kështjellës dhe do të paraprihet nga një minutë heshtje në të gjithë vendin.

Hollësitë e sakta se kush do të marrë pjesë nuk janë bërë publike, por midis të pranishmëve do të jetë Princi Harry, intervista e pazakontë e të cilit dhe gruas së tij Meghan muajin e kaluar me personalitetin e njohur televiziv Oprah Winfrey, e zhyti familjen mbretërore në krizën e saj më të madhe në dekada.

LEXO EDHE:  Ka përfituar shtetësinë angleze/ Nis verifikimi për 43-vjeçarin

LEXO EDHE:  Avokati zbulon prapaskenat për Teatrin/ Opozita dhe mazhoranca, në shërbim të Veliajt

Meghan, e cila është shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë, nuk do të marrë pjesë në bazë të këshillës së mjekut, tha Pallati Mbretëror.

Të shtëna topash për nder të Princit Philip

Edhe sot vazhduan homazhet për njeriun që mbretëresha Elizabetë e quante shtyllën e saj të forcës.

Shumë njerëz vendosën lule pranë rezidencave mbretërore për Princin Philip, i cili kaloi më shumë se shtatë dekada në krah të bashkëshortes së tij.

Në njoftimin e saj zyrtar në Twitter, familja mbretërore postoi fjalët e Mbretëreshës të thëna në 50 vjetorin e tyre të martesës në vitin 1997, ku ajo e cilësonte bashkëshortin e saj si një shtyllë force për të gjatë gjithë atyre viteve.

Anëtarët e familjes kanë vazhduar të vizitojnë Mbretëreshën për t’i shprehur homazhet e tyre në Kështjellën Windsor, ku Princi Philip u nda nga jeta.

Në shenjë nderimi, sot në mesditë, ushtuan të shtënat ceremoniale të topave nga forcat e armatosura në Londër, Edinburg, Cardiff, Belfast dhe Gjibraltar. Të shtëna topash pati edhe nga disa anije luftarake të marinës./VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama jep lajmin mirë/ Së shpejti hapet aeroporti i Kukësit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë mbrëmjen e sotme.

Aeroporti i Kukësit do të jetë gati brenda pak ditësh.

Pëmes një postimi, shefi i qeverisë shkruan se do të jetë aktiv shumë shpejt dhe fluturimi i parë duket se do të nis me çunat e Londrës.

“3D
*O çunat e Londrës bohuni gati se so mo pun mujsh”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE