LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekskluzive/ Pritet arrestimi i një ish-drejtori të qeverisë “Rama”

9 Nëntor 2017, 08:42, Aktualitet CNA

CityNews nga burime të sigurta ka mësuar se pritet arrestimi i një ish-drejtori të qeverisë ?Rama 1?.

Burime nga prokuroria i thanë CityNews se pas denoncimit të bërë nga KLSH dhe një kontrolli të kryer së fundi nga zyra e kryeministrit në ish-drejtorinë e përgjithshme të rrugëve, sot ARRSH, ish-drejtuesi i këtij institucioni Dashamir Gjika është pranë arrestimit.

Të njëjtat burime theksuan se Gjika akuzohet për shpërdorim detyre dhe institucioni që ai drejtoi në katër vite mund të quhet dështimi më i madh i qeverisë ?Rama 1?, por dhe një nga institucionet më të korruptuar të qeverisë.

Vetë kreu i qeverisë Rama, dje sulmoi ashpër ish-ministrin Nasip Naço dhe ish drejtorin e ARRSH, Dashamir Gjika. Ky ishte thuajse një paralajmërim për atë çfarë pritet të ndodhë.

Rama dje tha se në disa akse rrugore turistike nuk ndizet ndriçimi, pasi ky ishte një pjesë e tepsisë dhe rrugët janë një pjesë tjetër e saj. Rama nuk nguroi ti quante të papërgjegjshëm zyrtarët e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Dy ditë më parë se kryeministri, ka qënë ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu i cili paralajmëroi arrestimin e ?peshqve të mëdhenj?, por a e konsideron Dashamir Gjikën “peshk të madh” ambasadori Lu, apo ai thjeshtë është një “peshkaqen i vogël” dhe “peshqit e mëdhenj” janë të tjerë zyrtarë edhe më të lartë si ministra apo ish-ministra./ CityNews

Lajmet e fundit nga