LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nafta shqiptare tek rusët/ Rama negociata sekrete me kompaninë e Putinit

8 Nëntor 2017, 21:57, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar bisedime sekrete me grupin Gunvor, një kompani e lidhur direkt me presidentin rus Vladimi Putin, për një marrëveshje mbi naftën shqiptare. SYRI.net ka mësuar se të enjten Edi Rama ka pritur në zyrën e tij shefin e grupit Gunvor, Torbjörn Törnqvist, i cili ka ambicie për të marrë naftën shqiptare.

Burime konfidenciale, por tepër të sigurta i thanë SYRI.net se në takim është biseduar për ARMO-n dhe konçesionin e Patos Marinzës. Grupi Gunvor është i interesuar të shtjerë duart mbi naftën shqiptare dhe duket se ka gjetur disponibilitetin e qeverisë shqiptare.

Finalizimi i një marrëveshje, e cila do i kalonte naftën shqiptare një kompani të lidhur direkt me presidentin rus, Vladimir Putin do të përbentë një tronditje të fortë gjeopolitike duke vënë seriozisht në pikëpyetje marrëdheniet e Shqipërisë me aleatët e saj strategjikë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.

Embargo e SHBA
Gunvor është akuzuar drejtëpërdrejtë nga qeveria amerikane si një kompani e lidhur me presidentin Putin. Zyrtarisht, aksionet e Gunvor zotërohen nga Torbjörn Törnqvist dhe Gennady Timchenko si dhe një palë e tretë e panjohur. Por në mars të vitit 2014, Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi publikisht se pas kompanisë qëndron direct Vladimir Putin.

?Aktivitetet e Timchenkos në sektorin energjetik janë të lidhura direkt me Putin,? deklaroi departamenti i shtetit. ?Putin ka investime tek Gunvor dhe mund të ketë akses në fondet e saj,? vijoi deklarata e DASH.  Për shkak të lidhjeve me presidentin rus, në vitin 2014 presidenti amerikan Barack Obama, pezulloi operacionet financiare të Gunvbor në Shtetet e Bashkuara duke i sekuestruar llogaritë bankare.

Kompania është në listën e zezë të qeverisë amerikane dhe bllokimi i llogarive të saj është goditja më e madhe që qeveria amerikane i ka bërë drejtëpërdrejt Vladimir Putinit.

Ngritja e Gunvor 

Grupi Guvnor u themelua vetëm 10 vjet më parë. Por brenda një kohe të shkurtër ai ja doli të shndërrohej në kompaninë më të madhe energjetike të botës. Sigurisht ekspertët dhe Departamenti i Shtetit thonë se pas kësaj ngjitje të rrufeshme qëndron presidenti rus Vladimir Putin.

Aktualisht Gunvor është e regjistruar si kompani offshore në Qipro. Por qendra e saj operacionale është në Gjenevë të Zvicrës. Mësymja e Gunvor në Shqipëri dhe disponibiliteti i qeverisë shqiptare për të negociuar marrëveshje me të hap skenarë të rrezikshëm gjeopolitikë.

Prej dekadash Shqipëria i ka mbajtur larg interesat ruse nga pasuritë energjetike të vendit, edhe pse ambicia e kompanive ruse për të hyrë në Shqipëri ka ekzistuar thuajse gjithë kohën. Por tani duket se ka më shumë se sa thjesht ambicie, pasi Edi Rama po pranon të flirtojë me rusët, një lëvizje që me gjasa do të alarmojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe mund të ketë pasoja të rënda për Shqipërinë.

Lajmet e fundit nga