LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryeprokurori i Roterdamit: Shqiptarët zotër të drogës në Holandë!

8 Nëntor 2017, 17:00, Aktualitet CNA

Shqiptarët janë kthyer në zotër të trafikut të drogës në Holande dhe kontrollojnë portin më të madh në Europë. Shqetësimin për rritjen e kriminalitetit shqiptar në vendin e Bashkimit Evropian e ngre kryeprokurori i Roterdamit, Marc van Nimwegen. Në një intervistë për Vizion Plus ai thotë se rrjetet e organizuara kriminale të shqiptarëve kanë arritur të kontrollojnë pikat kyçe në importimin e kokainës që nga burimi në Amerikën Latine duke furnizuar më pas vendet e Bashkimit Evropian.

“Më lejoni së pari tju them se Roterdami është një qytet multinacional dhe ne kemi një nga portet kryesore të Botës. Është një port gjigand me logjistikë të madhe dhe gjithashtu përdoret nga kriminelët për trafiqe ilegale. Kemi probleme të krimit multinacional me organizata kriminale nga e gjithë bota. Vitet e fundit kemi parë se disa rrjete fluide të kriminalitetit shqiptar kanë arritur të sigurojnë pozicion shumë të fortë e rëndësishëm në portin e Roterdamit. Fillimisht ata ishin në Blegjikë ne Antëerp dhe tashmë kanë arritur një pozicion ekonomik të paligjshëm në portin e Roterdamit. Ata duket se janë të aftë të kontrollojnë pikat e tyre në importimin e kokainës nga Amerika e Jugut ne Roterdam dhe më pas nga Roterdami duke furnizuar Europën.” ? deklaroi Marc van Nimwegen, Prokuror i Përgjithshëm i Roterdamit, Holandë

Van Nimwegen shprehet se nga kontrolli i trafikut të lëndëve narkotike në Antwerp të Belgjikës tashmë trafikantët shqiptarë janë përqendruar në zonat me influencë ekonomike si portet, ku shqetësim është pastrimi i parave.

“Trafikimi i lëndëve narkotike është një nga pikat ku ata fokusohen dhe më pas pastrimi i parave . Grupet kriminale shqiptare arrijnë të mbledhin shumë para nëpërmjet trafikimit të drogave të forta dhe në fund të ditës ata duhet ti pastrojnë këto para,” ? u shpreh Prokurori.

Shqetësimin për kriminalitetin në rritje por dhe grupeve të strukturuara në trafikimin e qenieve njerëzore delegacioni i nivelit të lartë ia raportoi dhe autoriteteve shqiptare gjatë vizitës 4 ditore në vendin tonë.

“Ne gjithashtu kemi disa shqetësime për rrjete të ndryshme të cilat krijojnë lehtësira në trafikimin e qënieve njerëzore. Të tilla grupe sigurojnë dokumenta të falsifikuara dhe fitojnë mjaft nëpërmjet tyre, i fusin njerëzit në kontenierë frigoriferikë duke i rrezikuar jetën.Këto janë arsyet e vizitës sonë në Shqipëri për të ndarë problemet tona dhe diskutuar me autoritetet Shqiptare. Ne e bëmë diçka të tillë. Gjithashtu jemi këtu për të parë mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit tonë me organet ligjzbatuese.” ? tha zoti Van Nimwegen.
Vetëm përgjatë dy viteve të fundit lufta mes bandave rivale të shqiptarëve në Holandë ka lënë pas 7 viktima. Kryesisht sipas autoriteteve të këtij vendi shkaqet janë konfliktet për trafikun e drogës./ VizionPlus

Lajmet e fundit nga