LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arben Ristani: Çdo demokrat të duartrokasë ambasadorin Lu

8 Nëntor 2017, 15:51, Aktualitet CNA

Pas deklaratës së ambasadorit të SHBA-ve, Donald Lu, për arrestimin e peshqve të mëdhenj, ka reaguar edhe kandidati i Partisë Demokratike, për Vlorën, Arben Ristani.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ristani shprehet se e mbështet deklaratën e ambasadorit lu dhe është koha që drejtësia të bëjë punën e saj.

“Une besoj se sot eshte dita qe jo nje peshk i madh, as dy e tre, por te gjithe ata qe kane notuar ne ujrat e pista te krimit dhe korrupsionit duhet te kapen nga rrjeta e drejtesise.”, – shkruan Ristani.

Në vijim të postimit të tij ai shkruan: “Cdo demokrat dhe njeri i ndershem i ketij vendi duhet te duartrokase ambasadorin Lu dhe specialistet amerikane antikrim, per pergatitjet dhe ndihmen ndaj institucioneve ligjzbatuese shqiptare, ne menyre qe per nje kohe rekord nga sot, mundesisht brenda dy muajve, brenda janarit qe vjen, te jene para drejtesise kreret, ideatoret, frymezuesit, nxitesit, mbeshtetesit, ekzekutoret dhe perfituesit e medhenj nga situata kriminale qe po i ze frymen Shqiperise.”

Arben Ristani dështoi të dilte deputet për Vlorën në zgjedhjet e 25 qershorit. /CityNews

Lajmet e fundit nga