Connect with Us

Tregti heroine dhe hashashi / Policia vë në pranga 4 persona

Aktualitet

Tregti heroine dhe hashashi / Policia vë në pranga 4 persona

Publikuar

-

Plicia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë 4 persona që akuzohen se janë të përfshirë në veprimtarinë kriminale të “Mbajtjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike”.

Policia raporton se gjatë arrestimit 4 personave në fjalë u janë sekuestruar 2 automjete, 26.4 gram lëndë narkotike Heroinë, 3.8 gram lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe 6 telefona celularë.

Policia informon se të arrestuarit janë:

“Anri Papaligori, 35 vjeç, banues në Lezhë, në vijim të hetimeve me datë 07.11.2017, këtij shtetasi gjatë kontrollit personal në portofolin e tij kishte një zarf të vogël brenda të cilit kishte një sasi lënde e dyshuar lëndë narkotike Heroinë.

Albert Lokaj , 30 vjeç, banues në Shkodër, në vijim të hetimeve ky shtetas ka rezultuar se ka blerë sasi të konsiderueshme dozash lënde narkotike tek shtetasi Denis Shema gjatë periudhës dy mujore të hetimit.

LEXO EDHE:  Drogë në burgun e Durrësit/ Kanabis dhe heroinë në tubat e ajrimit

Loreta Paço, 36 vjeçe, banues në Shkodër, në vijim të hetimeve proaktive kjo shtetase ka rezultuar se në vazhdimësi ka ndihmuar shtetasin Denis Shema në shitjen e lëndës narkotike, gjatë periudhës dy mujore të hetimit.

Pjetër Kokaj, 23 vjeç, banues në fshatin Ivanaj, Malësi e Madhe, në vijim të hetimeve me daten 07.11.2017 , ku këtij shtetasi gjatë kontrollit personal i është gjetur në xhep një qese plastike me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, ku rezultoi me peshë 3.8 gram.”

N vijim të raportimit të policisë thuhet se vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë, ndërkohë materialet përkatëse janë referuar në Prokurorinë e Shkodrës për veprime të mëtejshme. /CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Vettingu i politikanëve/ Fuga: Opozita ka probleme në kërkesat e saj

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote,

Akademiku Artan Fuga, ka folur për vettingun e politikanëve.

Në një intervistë me Syri tv,  Fuga thekson se deputetët duhet të marrin ata dënime, që marrin qytetarët dhe të mos kenë asnjë imunitet.

Ndërsa theksoi se opozita ka problem në kërkesat e saj, pasi nuk mundet që një e dy të ndryshojmë Kushtetutën.



“Vettingu i politikanëve është kërkesë e qytetarëve shqiptarë. Politikanët të marrin ata dënime, që marrin qytetarët. Deputetët të mos kenë asnjë imunitet, të dënohen ata që shkelin ligjet. Ata që bëjnë gabime, të shkojnë e të dënohen. Këtë konsideroj pastrim të politikës, por kjo kërkon drejtësi të pakapur. Drejtësia është nën influencat politike. Opozita ka probleme në kërkesat e saj. Nuk mundet që një e dy të ndryshojmë Kushtetutën.

Nisma i largohet parimeve të Kushtetutës dhe konventeva të të drejtave të njeriut që ka firmosur Shqipëria, i largohet ligjeve të BE-së, që ne kërkojmë të afrohemi. Qëllimi mund të jetë i mirë, por se legjislacioni ka shumë rëndësi. Edhe kur thuhet se ky njeri nuk duhet që të zgjidhet përjetë, është paksa shkelje e të drejtave të njeriut, sepse duhet t’i përmbahemi konventave ndërkombëtare për të drejtat njerëzore”, u shpreh Fuga./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Helmimi në Krujë/ Grida Duma: Hetimet të zbardhin të vërtetën, po luajnë me jetën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka reaguar për situatën e rëndë që është krijuar në qytetin e Krujës, ku qindra banorë dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm.

Duma, përmes një videomesazhi në rrjetin social Facebook nxjerr, nga njëra anë,  kohën kur kryeministri Edi Rama inauguronte ujësjellësin e Krujës, dhe nga ana tjetër, dëshmitë e qytetarëve të helmuar nga spitali, të cilët thonë se ju dhemb barku nga uji.

Mbi 300 numri i të helmuarve nga uji, siç thonë vetë të shtruarit në spitale. Kjo katastrofë ka prekur fëmijë e të moshuar.



LEXO EDHE:  Dosja turke e drogës/ Si u përfshi Ylli Ndroqi në trafikun e heroinës

LEXO EDHE:  Dosja turke e drogës/ Si u përfshi Ylli Ndroqi në trafikun e heroinës

Vuajtjet e sotme të krutanëve janë përgjegjësi e shkaktarëve të qeverisjes. Kujtojmë kur pikërisht për ujësjellësin në Krujë, Kryeministri bëntë xhiron e cirkut të lëvizsshëm të propagandës se vet të neveritshme.

Hetimet duhet të zbardhin të vërtetën, kush luan me ujin, luan me jetën”, shkruan Duma./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrohen 13 mijë euro të padeklaruara në Qafë Thanë/ Si u zbulua nga skaneri

Publikuar

-

Nga

13 mijë euro të padeklaruara janë sekuestruar në Doganën e Qafë Thanës.

Raportohet se paratë i janë gjetur shtetasit me inicialet I.C nga Rumania.

Ky person paratë i kishte në çantën e dore, konkretisht 13.350 EUR.

Njoftimi:

Sekuestrohen 13 mijë euro të padeklaruara në Doganën e Qafë Thanës



Në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e lëvizjes së vlerave monetare nëpërmjet Pikave te Kalimit Kufitar, strukturat e Drejtorisë Antitrafik, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare, kanë kryer kontrolle ‎ndaj udhëtarëve në hyrje/dalje të Pikave të Kalimit Kufitar të RSH, me qëllim parandalimin e trafiqeve dhe lëvizjes së vlerave monetare.

Gjatë kontrolleve të kryera nga strukturat e Grupeve Operacionale të Drejtorisë Antitrafik, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me strukturat Degës Doganore Qafë Thanë, dhe të Policisë Kufitare, u ‎ndalua shtetasi I.C. me shtetësi rumune, të cilit pas kontollit të detajuar fizik dhe me skaner, iu konstatua në çantën e dorës, vlera në valutë e padeklaruar prej 13.350 EUR.

LEXO EDHE:  Shpërndanin heroinë në Durrës/ Arrestohet një person, në kërkim një tjetër

LEXO EDHE:  Prokuroria, 74 vjet burg per gjashte persona, akuzohen per trafik heroine drejt Greqise

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e trafiqeve, ka intesifikuar ‎kontrollet në pikat e kalimit kufitar, si dhe i bën me dije shtetasve të cilët kalojnë në P.K.K. të R.SH. për detyrimin ligjor (Ligji Nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terorrizmit”) për deklarimin e vlerave monetare, sendeve me vlere, apo metaleve dhe gurëve të çmuar, te cilat jane me vlere me te madhe se 10.000 EUR.

Informacion më të detajuar, në lidhje me detyrimin për deklarim të vlerave monetare mbi 10.000 EUR, i gjeni në faqen e internetit të doganës:  www.dogana.gov.al

 

LEXO TE PLOTE