LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentoi të korruptonte policinë italiane/ Pranga shqiptarit

7 Nëntor 2017, 08:23, Aktualitet CNA

Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi tentoi të korruptojë karabinierët.

Hasim Balliu, 38 vjeç ra në prangat e autoriteteve italiane në provincën e Cerignola-s në Foggia.

Ai u ndalua në stacionin kryesor të Cerignola-s për një shkelje të rregullave rrugore, por për t?i shpëtuar ndëshkimit me gjobë i ofroi 15 euro karabinierëve.

Sipas FoggiaToday, shqiptare i ka thënë uniformave blu  ?Merrni këto 15 euro dhe më lejoni të iki?

Policët italianë nuk kanë pranuar të korruptohen nga shqiptari duke e prangosur atë.

Balliu do t?i përgjigjet shkeljes për nxitje korrupsioni.

Lajmet e fundit nga