LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama takon 100 studentët më të mirë / Bëhuni pjesë e bashkëqeverisjes

7 Nëntor 2017, 17:50, Aktualitet CNA

Kryeministri i vendit Edi Rama, në një takim me 100 studentët më të mirë të vendit, ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë paraardhëse për arsimin.

Rama u shpreh se qeveria e tij e kishte gjetur arsimin në gjendje të mjerueshme, por që me anë të reformës i kishte kthyer fytyrën. Në vijim ai tha se pavarësisht se kundërshtarët e akuzojnë qeverinë për reformën në maturën shtetërore, sërish realiteti është se reforma pati rezultate pozitive.

Rama teksa vlerësoi studentët më të mirë, u kërkoi atyre të bëhen pjesë e platformës së bashkëqeverisjes, ndërsa premtoi se do të ofrojë kurs anglishteje falas për studentët. Ai u shpreh se reforma bëri të mundur luftimin e korrupsionit. /CityNews

Lajmet e fundit nga