LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rakipllari tregon kush janë në të vërtetë peshqit e mëdhenj

7 Nëntor 2017, 20:31, Aktualitet CNA

I ftuar në emisionin ?Studio e Hapur? në News 24, gazetari Robert Rakipllari, ka komentuar fjalën e ambasadorit amerikan Donald Lu ditën e sotme në Ministrinë e Brendëshme ku preazantohej operaciomi ?Forca e Ligjit?, takim në të cilin Lu ka thënë se në janar do të kemi arrestime të pëeshqëve të mëdhenj.

Rakipllari shprehet se Amerikanët mund të kenë dosje të gatëshme të lidhjes së politikanëve me krimin dhe ndoshta nuk i kanë publikuar.

?Themi se amerikanët kanë të dhëna që nuk i kanë publikuar, pra mund të kenë dosje të gatëshme të lidhjes së kriminelëve më politikanët?.

Më tej Rakipllari ka deklaruar se peshqit e mëdhenj nuk janë ata që janë në krye të shtetit.

?Nuk mendoj që bëhet fjalë për personazhe të politikës së lartë, bëhet fjalë për personazhe të krimit, si ata të niveli të Habilajve që kanë lidhje me politikën, por nuk janë në politikë?,  është shprehur gazetari Robert Rakipllari ndër të tjera. /CityNews

Lajmet e fundit nga