LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmërimi i Basir Çollakut/ Në fundjavë do të publikohet një tjetër skandal

7 Nëntor 2017, 18:52, Aktualitet CNA

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në studion e lajmeve të SYRI.net, ka paralajmëruar për shpërthimin e një tjetër skandali, veç këtij aktual, të publikimit të përgjimeve ndaj bandës së Habilajve, ku rezulton i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Teksa foli për “peshqit e mëdhenj”, Çollaku u shpreh se ka gati një tjetër intervistë të cilën do ta bëjë publike në fund të javës, çka do të jetë një skandal më vete.

“Brenda javës do të jetë e përfunduar dhe do të bëhen publike. Unë them se edhe në këtë histori të trafikut të drogës, Tahiri nuk është kryesori, por një nga aktorët.

Janë disa oficerë policie që janë shprehur se nuk shkoj dot tek banda sepse do më dalë eprori, ministri, kryeministri.

Kriminelët u thonë policëve se lodhesh kot, se përgjigjet që po i dëgjon ti, unë i kam në shpi. Trafiku i drogës është rritur shumë dhe ka shumë drogë. E flasim për kokainë e heroinë”, – tha Çollaku. /CityNews

Lajmet e fundit nga