Connect with Us

Ja kush dashurohet me ju sipas shenjës së horoskopit!

Aktualitet

Ja kush dashurohet me ju sipas shenjës së horoskopit!

Publikuar

-

Ja kush dashurohet me ju sipas shenjës së horoskopit!

Dashi

Karriera juaj e pamëshirshme dhe sukseset e mëvonshme janë të mjaftueshme për të bërë një partner paska të pasigurtë. Por njerëzit që janë të motivuar sa ju, që e dinë luajtshmërinë ndaj konkurencës natyrore, janë ata që ju shohin sikur ju jeni një Beyonce dhe shpresojnë që ata të jenë vetëm një Jay Z ( ose thjesht, një tifoz i juaji për aq kohë sa ata janë pjesë e botës suaj).

Demi

Ju jeni një person që në mënyrë të fshehur shpresoni që miku juaj të anulojë dy orët e planifikuara me pije margarita. Sikurse jeni vetë, në jetë gëzoheni nga gjërat më të imta , si psh konsumimi i Nutellës nga kavanozi. Personat që do të bien në dashuri me ty, nuk kanë nevojë t’ju mbajnë të lidhur për telefoni duke ju dërguar mesazhe, mjafton një suprisë e këndshme me embëlsirë.

Binjakët

Ju nuk jeni nga ata partnerët më të mirë për t’ju mbajtur, sepse sikurse rutina e njejtë e serialeve në Netflix, edhe diksuh ia del që për tre javë rresht t’ju mbajë në të njejtin nivel emocionesh. Për fat të mirë, ju tërheqni njerëz spontanë. I vetmi planifikim që tjerët ia dalin me ju është një drekë në fundjave ose një udhëtim. Një gjë është e sigurtë: Ju kurrë nuk qëndroni mërzitur ( por ndonjëherë llogaritë bankarë ia dalin që t’ju heqin disponimin).
Gaforrja

Mëqe jeni paska ngurrues për të ndarë jetën me të tjerët, ju nuk shëndrisni, megjithatë gjithmonë përpiqeni që të rifuteni në qendër para se të hiqni dorë. Përsoni i cili do të bie në dashuri me ju është dikush që ivenston në një kohë të rëndësishme, si për shembull nga shëtitjet e gjata. Sigurisht që ata nga ndjenja e një miku të ngushtë do të kalojnë në ndjenjën për partner të jetës. Në thelb, a është ai miku për të cilin ju keni menduar gjithmonë? Ndoshta.
Luani

Në sipërfaqe ju mund të dukeni më pak e vetëpërmbajtur dhe arrogante, duke bërë kështu që njerëzit të mos kenë shumë besim në ty. Megjithatë, personi i duhur do të shoh se si dashuria juaj në raport me të tjerët është e lidhur ngushtë, sidomos kur bëhet fjalë për t’i bërë ata të ndihem sikur mund të bëjnë gjithçka. Mëqenëse ju nuk nuk e mbani rolin e liderit, partneri juaj do të bëjë shumë gjëra praktike, si për shembull t’ju mësojë të gatuani.
Virgjëresha

Ju jeni një person që ndihmon të tjerët me plotë kuptimin e fjalës. Nga durimi për dëgjuar, shpesh mbeteni personi i vetëm që pastron tërë apartamentin. Ju keni nevojë që të ndiheni me vlerë, dhe përderisa mund të kaloni disa momente të çuditshme emocionale, të tjerët bien në dashuri me ju pikërisht ato moment, sipas arbresh.info. Ata që bien në dashuri me ju, nuk kërkojnë lidhje të shkurtë, por marrëdhenie afatgjate.
Peshorja

Natyra juaj diplomatike mund të keqinterpretohet nga disa të cilët e quajnë pasivitet ose bezidsje dhe sigurisht që ju nuk mund t’ia dilni mbanë me dikë që ju shikon në atë mënyrë. Ata që bien në dashuri me ju kanë mendje të shëndoshë. E vetmja gjë që do të përsëritet në marrëdhëniet tuaja do të jenë vizitat spontane nëpër restaurant.
Akrepi

LEXO EDHE:  Nuk ju pëlqen por çdo shenjë është dyfytyrëshe, ku futeni ju?

Ideja për të luajtur rolin e një personi të qetë, nuk e tremb partnerin tuaj. Ju dërgoni mesazh kur të doni dhe si të doni dhe askush nuk ju kundërshton. Ju do të dridhni zemrën e personave që janë të sigurtë në investime dhe transparent. Dhe sigurisht, ata do t’ju falin nëse ua prishni telefonin me dërgimin e mesazheve të shumta.

Shigjetari

Ju keni aftësi për të nxjerrë edhe gjërat më të fshehta nga tjetri. Ju gjithmonë kërkoni pushime argëtuese, kërkoni të dini më shumë dhe shpesh bëni pyetje që ju fusin në mendime. E vërteta është se njerëzit që do të bien në dashuri me ju arrijnë t’ju shohin si tërheqës dhe ndjehen të kënaqur me idetë tuaja të diskutueshme.
BricjapiTi je një person që është shumë e vështirë ta fusësh në shtrat, pasi të tjerët ju shohin si një punëtore neurotike. Por ata që ju shohin si ‘kokëfortë’ e dinë që ju jeni të prirur të jeni të orientuar nga familja dhe karriera. Ata që do t’ju duan, do t’ju dashurojnë me të gjitha këto të meta. Bashkë me partnerin, ju do të bëni një ekip pragmatik dhe ambicioz.

Ujori

Nuk ndaloni do të flisni për politikë dhe statuset e tua në Facebook janë të ngarkuara politikisht. Por përderisa të tjerët mund t’ju akuzojën se jeni negative, ata që ju duan do të shohin te ju kret të kundërtën. Ju jeni aq i pasionuar, sepse dëshironi që gjërat t’i bëni në mënyrë perfekte. Pa dyshim, ata që do të ndajnë pjesën më të madhe të pikëpamjeve tuaja, do të jenë të informuar shumë.

Peshqit

Ju jeni aq zemërbutë, saqë shpesh herë krahasoni me një personazh të romaneve të Jane Austen, sepse jeni shumë e brishtë për botën moderne. Jeni të dhënë shumë pas pasionit, aq sa edhe pas stabilitetit. Ndjeshmëria juaj është si mjaltë për disa njerëz që japin energji negative. Sapo të ecni nëpër shtigjet e pashmangshme, ju do të tërheqni dikë që është po aq i sjellshëm dhe i vetëdijshëm sa ju. Personi që do të dashurohet me ju, do të jetë në gjendje të plotësojë të gjitha kërkesat tuaja, madje edhe nëse i duhet të ulet për gjashtë orë për të parë ndonjë program të BBC-së.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Rusia tregon forcën e marinës ruse/ Putin: Zbulojmë çdo armik

Publikuar

-

Nga

Rusia tregon forcën e marinës ruse, Putin: Zbulojmë çdo armik

Marina ruse mund të zbulojë çdo armik dhe nëse është e nevojshme është gati të nisë një “sulm të paparashikueshëm” është ky paralajmërimi i presidentit rus Vladimir Putin, disa javë pasi një anije luftarake e Mbretërisë e Bashkuar zemëroi Moskën duke kaluar gadishullin e Krimesë.

“Sot, marina ruse ka gjithçka që i nevojitet për të mbrojtur atdheun, interesat tona kombëtare. Ne jemi të aftë të zbulojmë çdo armik nënujor, mbi ujë, apo edhe në ajër dhe nëse kërkohet, ne mund të të kryejmë një sulm të paparashikueshëm kundër tij”, u shpreh Putin.

Një deklaratë të tillë shefi i Kremlinit e dha gjatë paradës së marinës ruse në Shën Petersburg.

Muajin e kaluar Putin tha se Rusia mund të fundoste anijen luftarake britanike HMS Defender, që e akuzoi për hyrje të paligjshme në ujërat e saj territoriale, dhe shtoi tha se Shtetet e Bashkuara ndikuan në  këtë “provokim”.

Presidenti Vladimir Putin përdori pikërisht paradën kushtuar Ditës së Marinës për t’i kujtuar botës muskujt ushtarakë të Rusisë duke zbuluar edhe  armët bërthamore hipersonike.

LEXO EDHE:  Sa kohë duhet për të rënë në dashuri? Ja çfarë thotë shkenca

LEXO EDHE:  Nuk rrinë dot në një vend/ Këto shenja horoskopi mërziten shpejt nga partneri

Më shumë se 50 anije dhe 4,000 trupa morën pjesë në paradën përpara se në tetor të festohet  325 vjetori i marinës .

Putin vlerësoi fuqizimin e shpejtë të Rusisë në sistemin detar. Nga anijet rudimentare në periudhën e Pjetrit, marina ruse tani zotëron “sistemet e fundit të armëve hipersonike”, që sipas Putin nuk kanë ekuivalent në botë./euronews

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Aksidenti tragjik në Kroaci/ Kurti dhe ministrat mbërrijnë me helikopter në vendngjarje

Publikuar

-

Nga

Aksidenti tragjik/ Albin Kurti mbërrin me helikopter në Kroaci

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur të dielën në mbrëmje me helikopter në qytetin Sllavonski Brod në Kroaci, bashkë me disa ministra të kabinetit të tij qeveritar, për të vizituar të plagosurit dhe familjarët e viktimave të një aksidenti me autobus   këtë zonë.

Si pasojë e aksidentit, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit më 25 korrik, kanë vdekur 10 persona, ndërsa mbi 40 të tjerë janë plagosur.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë, ka thënë se të vdekurit janë bashkatdhetarë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

Zyrtarët e Kosovës janë pritur nga kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, si dhe ministri i Jashtëm kroat, Gordan Gërliq Radman.

Bashkë më Kurtin në Kroaci janë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela.

LEXO EDHE:  Kujdes/ Këto janë shenjat më të rrezikshme të zodiakut

LEXO EDHE:  Nuk ju pëlqen por çdo shenjë është dyfytyrëshe, ku futeni ju?

Ende nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit.

Zëvendës-Prokurori i Shtetit Komunal Sllavko Pranjiq, ka thënë se shoferi, i cili është gjetur në vendin e ngjarjes, është arrestuar ndërkohë.

“Shoferi është arrestuar nën dyshimin për drejtim të automjetit në mënyrë jo të duhur. Shkaqet e daljes nga rruga të autobusit do të përcaktohen kur të merren provat, ka thënë ai.

Pranjiq ka thënë po ashtu se përgjatë dëshmisë së tij, shoferi ka thënë se ka rënë në gjumë për një moment.

“Por ne do të përcaktojmë gjithçka më vonë”, ka thënë mes tjerash Pranjiq.

Më herët, drejtori i Mbrojtjes Civile Kroate, Damir Trut, u ka thënë gazetarëve se nëntë pasagjerë dhe një shofer kanë vdekur, duke deklaruar se në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë.

Ministri kroat i Shëndetësisë Vili Berosh, ka thënë në vendin e aksidentit se, në autobus kanë qenë 15 të mitur, prej të cilëve, një vajzë e plagosur rëndë.

LEXO TE PLOTE

Bota

Varianti Delta përhapet në pothuajse të gjitha shtetet amerikane

Publikuar

-

Nga

Varianti Delta përhapet në pothuajse të gjitha shtetet amerikane

Në pothuajse 50 shtetet amerikane po rritet numri i të infektuarve me variantin Delta të koronavirusit. Ndërsa shtohet numri i të shtruarve në spital, vaksinimi duket se ka ngecur në vend. Deri më tani, pothuajse më pak se gjysma e popullsisë së vendit është vaksinuar plotësisht. Mesatarja e infektimeve për periudhën shtatë ditore është mbi 40 mijë raste në ditë, një rritje prej më shumë se 46% krahasur me një javë më parë.

Me rreth 100 milionë amerikanë ende të pavaksinuar, punonjësit e kujdesit shëndetësor po përballen me rritjen e valës së re të infektimve dhe po bëjnë thirrje për vaksinim. Abigail Pimiento është infermiere në pavionin e kujdesit intensiv në Spitalin St. Joseph në Providence.

“Pacientët që kemi janë provë e gjallë, se nëse mundeni, ju lutemi vaksinohuni”, thotë një infermiere.

Në mbarë vendin më shumë se 25 mijë pacientë po trajtohen në spitale për koronavirus. Kryesisht të pavaksinuarit janë ata që po infektohen.

LEXO EDHE:  Horoskopi, e Shtunë, 17 korrik 2021

LEXO EDHE:  Puna, dashuria dhe financat/ Horoskopi javor, 22-28 Shkurt 2021

Brian Parisi nuk është vaksinuar. Ai po lufton me virusin në një pavion të kujdesit intensiv në një spital të Kalifornisë. Por qëndrimi i tij për vaksinimin nuk ka ndryshuar.

“Po prisja që vaksinat të merrnin miratimin e plotë. Nuk e mendoj që do të kishte bërë ndonjë ndryshim”, thotë i infektuari me koronavirus.

Luiziana, Arkansa dhe Florida po përjetojnë ritmet më të larta të infektimeve. Nga 23 mijë infektime dy javë më parë në Florida, ai shtet shënoi 73 mijë raste të premten.

Pavarësisht shtimit të rasteve, mijëra amerikanë morën pjesë në një nga festivalet më të mëdha në botë të muzikës hip-hop në Majami të Floridës.

Problem në rritje është bërë edhe infektimi i të vaksinuarve. Në qytetin Provincetown në Masaçusets, mes 430 rastesh të infektuarish, pothuajse 70% e tyre janë individë të vaksinuar plotësisht. Ekspertët thonë se vaksinimi zbut simptomat për të infektuarit dhe ul rreziqet për jetën./voa

LEXO TE PLOTE