LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-zëvendësministrja e Ramës akuza qeverisë për buxhetin

7 Nëntor 2017, 17:30, Aktualitet CNA

Ish-zëvendësministrja e Arsimit Nora Malaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka sulmuar qeverinë teksa thotë se përkundër asaj që premton për arsimin dhe sportin, realiteti është larg.

“Sot ne Komisionin e Medias po diskutojme per buxhetin e arsimit, sportit dhe arsimit profesional. Per fatkeqesine e te gjitheve ky buxhet ende eshte shume larg asaj qe kjo qeveri premton. Asnje shifer konkrete per 2017, asnje numer te sakte per mesuesit ndihmes, per punonjesin social, per sherbimin psikosocial, ende e paqarte skema per menyren sesi do te menaxhohen shkollat me nevoja, ende shume larg buxhetit per t’u lexuar nga cdo qyetar, qe eshte taksapagues.”, – shkruan Malaj.

Më tej në reagimin e saj ajo shprehet se buxheti për arsimin dhe sportin është shumë larg nga nevojat dhe interesat e arsimit në Shqipëri.

“Per mua ky buxhet eshte shume larg interesit dhe nevojave qe na duhet. 2.9 per qind te PBB-se eshte shume larg asaj qe ka nevoje arsimi per Shqiperine. Nga e thena ne te bere eshte nje det i gjere. Ende jemi shume larg per te bere nje arsim, qe do te duhet e te deshironim…”, – thotë Malaj.

Ish-zëvendësministrja e Arsimit shprehet se debati në komisionin e Medias ishte tërësisht shterpë.

“Ndjeva trishtim per nje debat shterp dhe pa llogjike. Asgje per standardin dhe cilesine se ku arsimi duhet te shkoje. Kjo vjen pasi buxheti eshte pa kembe e pa koke…”, – përbmyll Malaj. /CityNews

Lajmet e fundit nga