LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTOT/ Moderatorja seksi pranon ftesën e LSI-së për të kandiduar

7 Nëntor 2017, 18:10, Aktualitet CNA

E nisi karrierën e saj në televizion si velinë në “Top Channel”, e kësisoj prej gati 10 vitesh Luana Vjollca nuk i është ndarë ekranit dhe prezantimit.

Por kjo si duket nuk është i gjithë synimi i Luanës dhe këtë gjë e ka zbuluar ish-zëvendësministrja e Arsimit Nora Malaj, e cila ka qenë e ftuar në spektaklin “Shiko Kush Luan”, që do të transmetohet të shtunën.

Nora Malaj, tashmë në postin e deputetes së LSI-së, teksa ka postuar një foto me Luanën, shkruan “Më në fund e binda të kandidojë…”.

Kësisoj mesa duket, Luana Vjollca mund të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të LSI-së në legjislaturën e re. /CityNews

Lajmet e fundit nga