LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trump: Programi i Koresë Veriore paraqet kërcënim për botën

6 Nëntor 2017, 07:37, Aktualitet CNA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se programi raketor atomik i Koresë Veriore është ?kërcënim? për botën dhe ka përsëritur se ?periudha e durimit strategjik? ndaj Phenianit ka përfunduar.

Duke folur sot në Tokio, pas takimit me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, zoti Trump theksoi se të dy vendet po vazhdojnë të punojnë për t?i kundërshtuar ?agresionet e rrezikshme? të regjimit të Koresë Veriore.

Programi atomik i Koresë Veriore është ?kërcënim për botën e civilizuar, paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar?, tha Trump gjatë një konference për mediat së bashku me zotin Abe.

Sot është dita e dytë e turneut aziatik të presidentit, Donald Trump, gjatë së cilit ai do të vizitojë edhe Korenë Jugore, Kinën, Vietnamin dhe Filipinet./ CityNews

Lajmet e fundit nga