LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të shtëna armësh pranë zyrave të partisë opozitare greke Pasok

6 Nëntor 2017, 19:55, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Athinë pranë zyrës së partisë opozitare Pasok.

Nga të shtënat nuk raportohet të ketë viktima apo të lënduar, ndërsa dyshimet e para thonë se kemi të bëjmë me një akt të porositur nga fraksione të tjera, që kërkojnë të krijojnë tension të paqenë.

Mësohet se kishte disa policë të stacionuar pranë zyrave të Pasok, dhe ndonëse e kanë parë agresorin të drejtohej me armë, nuk i janë përgjigjur sulmit të tij. Më pas ai mësohet të jetë larguar në këmbë nëpër rrugicat e lagjes duke përfituar nga errësira. /CityNews

Lajmet e fundit nga