LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama na tregon rrushin dhe jo shportën

6 Nëntor 2017, 20:24, Aktualitet CNA

Ish-deputeti dhe ish-zëvendësministri i Financave në Kohën e Berishës, Sherefedin Shehu, ka sulmuar qeverinë Rama, për gjendjen në të cilën ndodhet ekonomia shqiptare.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Shehu shprehet se “Edi Rama po tregon rrushin dhe jo shportën”, ndërsa shton se Rama shumë thotë dhe pak bën.

“Rama Na Tregon Rrushin Dhe Jo Shportën
Meqenëse PD nuk ka braktisur vetëm Kuvendin por edhe debatin për buxhetin 2018 mendova të shkruaj diçka për buxhetin ?historik? që po na servir Rama. Shqyrtimi i numrave të tij më solli ndërmend shprehjen: ?Kur të tregojnë shumë rrush merre shportën e vogël?. Dhe kjo për faktin se ato që thotë Rama janë ?shumë rrush? ndërsa ato që bën ?shporta e vogël?.”, – shprehet ish-deputeti Shehu.

Ai vijon më tej teksa numëron 9 dështime të qeverisë Rama me ekonominë e vendit.

“1. Asnjë lek nuk shtohet nga puna e Qeverisë, sespe ekonomia sebashku me inflacionin do të rriten 6.2% ndersa të ardhurat nga tatimet dhe doganat do të rriten vetëm 5.9%. Në terma reale, pesha në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), ato ulen nga 19.3% në 19.2 %.
2. Prisnim Qeveri të vogël ndërsa punonjësit buxhetorë i ka rritur nga 81617 në 81660.
3. Asnjë lek për rritje pagash, në 2017 kishte 50 milion dollarë në 2018 ka vetëm 850 mijë për indeksime dhe rregullime pagash.
4. Nuk ka rritje pensionesh por vetëm 1.4% indeksim që është 0.7% më i ulët se indeksimi i vitit 2017 dhe 1% më pak se inflacioni i parashikuar.
5. Asnjë lek shtesë për ndihmën ekonomike dhe të paaftët, 20,5 miliardë janë në 2017 dhe 20.5 miliardë do të jenë edhe në 2018.
6. Asnje lek më shumë për kompensimin e të përndjekurve, 2 miliardë në 2017 dhe 2 miliardë do të jenë në 2018.
7. Investimet ulen, sepse nga 86 miliardë lekë të shkruara në letër në fakt do të investohen nga Qeveria vetëm 55 miliardë ose 16% më pak se në 2017. Këtu nuk janë zbritur lukset e zyrave që vetëm për Kryeministrinë do të kushtojnë 2 milionë dollarë, por 12 miliardë leke (105 milion dollarë) që gjoja do të teprojnë në fund të vitit 2017, 12 miliardë të tjera që nuk janë investime por asistencë teknike, blerje energjie, koncesione korruptive për djegie mbeturinash dhe garanci për kreditë e sektorit privat, si edhe 7 miliardë lekë që do të shpenzohen nga Bashkitë.
8. Projektet dhe prioritetet e premtuara ishi vetëm për vota sepse rruga e Arbërit është shitur në anknad, rrugët Qukës ? Qafë-Plloçë dhe Tiranë Elbasan duhej të ishin përfunduar, dhe Koridori i Jugut, Kardhiq-Delvinë dhe Koridori Blu kanë mbetur në letër. Ndërsa sektorët prioritarë do të kenë minimumin historik të investimeve: uji i pijshëm 3.5 miliardë lekë, bujqësia 2 miliardë ku ujitja dhe kullimi vetëm 700 milionë dhe 700 milionë të tjera janë garanci për kreditë private, arsimi 3.6 miliardë dhe shëndetësia 1.98 miliarddë lekë.
9. Financat publike do të vazhdojnë të destabilizohen sepse projekti ?1-miliardësh? që do sjellë ?begatinë? e Shqipërisë nuk shkruhet askund as si borxh i vitit dhe as si detyrim i konstatuar për vitet e ardhshme, për herë të parë ?zero? lekë për fond kontigjence (të paparashikuarat), 500 milion më pak në fondin reserve, shkruhen 30 miliardë për marrje borxhi brenda vendit kur do të merren 42 miliardë, deficit dhe borxhi do të rriten nëse Qeveria emeton Eurobond, dhe kur ligji lejon marrjen e borxhit vetëm për investime do të merren 10 miliardë lekë borxh brenda vendit për të paguar borxhin e jashtëm të marrë pa llogari në këto 4 vite.”, – shkruan ish-zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu.

Ai e përmbyll reagimin e tij duke thënë: “Kështu Rama na thotë se për të ka rëndësi karrikja sot, më pas le të bëhet kiameti.” /CityNews

Lajmet e fundit nga