LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Petro Koçi thirrje Opozitës: Të përqendrohet te reforma zgjedhore

6 Nëntor 2017, 21:22, Aktualitet CNA

I ftuar në rubrikën ?Opinion? në Ora News, kryetari i ish-PSV-së Petro Koçi, ka komentuar pozicionimin e opozitës lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në vend, duke filluar me dosjen Habilaj e duke vijuar më tej me ngjarjet e ndodhura më vonë.

Koçi e ka vlerësuar situatën politike si artificiale duke mos i dhënë shkas opozitës të lëshojë pretendime e duke pohuar se opozita duhet të përqendrohet tek reforma zgjedhore.

?Një situatë artificiale politike dhe nuk ka arsye që opozita të lëshojë pretendime nga ato revolucionare. Politika ka marrë vendime të qarta dhe procesi ka qenë tejet transparent. Opozita është mirë të përqendrohet te reforma zgjedhore që të realizohet në kohë, mos bëhet si herët e tjera dhe të mos arrihet rezultati i duhur?, ka deklaruar Petro Koçi. /CityNews

 

 

Lajmet e fundit nga