LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kasapët akuza AKU-së për abuzim dhe korrupsion

6 Nëntor 2017, 17:53, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm dhe jo vetëm, për shkeljet që bëhen nga Administrata Publike.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar mesazhet e kasapëve, të cilët akuzojnë inspektorët e AKU-së, për abuzim me detyrën dhe korrupsion.

Denoncimet në fjalë njëri vjen nga Berati, ku një kasapi i kërkohet mbyllja e mishtores së tij për shkak se është shumë i vogël, dhe ai duhet të jetë së paku 30 m2, ndërsa tjetri vjen nga qyteti i Shkodrës, ku qytetari ankohet për gjoba dhe presione nga punonjësit e AKU-së. /CityNews

Positmi i plotë i Berishës:

Kasapet dixhital denoncojne:
Abuzimin dhe korrupsionin e inspektoreve ndaj tyre!
Lexoni mesazhet e tyre! sb
?Pershendetje dr. Sali Berisha. Jam nje tregtar mishi nga berati . Po bej 25 vjet qe po punoj si kasap.
Para 20 ditesh na erdhen punonjesit AKU-se per te bere kontrollin e higjenes dhe na vune si kusht qe te benim disa rregullime ne dyqan. Deri ketu jemi ok se duheshin ca riparime, te cilat une i bera . Kur na vijne perseri pas 15 ditesh perseri drejtori me gjithe punonjesit e AKU dhe me thote qe mbyll dyqanin sepse gjoja ka dale nje ligj qe dyqani duhet minimumi 30 m2. Dyqani im eshte 23 m2 dhe ma mbyllen . Nuk e di se cfare ka ne plan ky qen bir qeni kryeminister dhe ministri i bujqesise. Kam ngelur pa pune tani per momentin, kam ngelur mes kater rrugeve. Nuk kam asnje te ardhur . Kam dy femijet ne shkolle te larte ne tirane dhe nuk kam me ca ti mbaj.
Anonim te lutem?

?I dashur, dhe i nderuar z. Sali Berisha. Po iu shkruaj si nje qytetar i thjesht i Shkodres dhe poashtu ne perfaqesimin e familjes sime si nje qytetar qe nuk din ku te perplaset dhe me ke me fol ku me u interesu , iu lutem merrini per baz insh. fjala juaj degjohet sadopak ! Bejn kontrolle her pas here nder dycane ku un po qaj hallin tim me mishtoren ton pra babin tim i cili punon kasap. Vijn dhe bejn kontrolle te njepasnjeshme dhe dycanin e kemi sistemu sa kishim mundsi ne menyr te mir te pster dhe menyr jetese me kushte normale. Sot erdhen Tirana se kto te Shkodres jan injoranta dhe nuk na keshillojn ca me hek dhe ca me lan erdhen sikur jemi mafjoz dhe nuk na keshilluan por menjeher gjob dhe presione vetem per disa hekra ku varet mishi iu lutem se 500 mij lek nuk jan pak. Iu shkrujta vetem per te na treguar nje vend ku me u drejtu pra si duhet me qen nje dycan qe ta hapim se kto vetem gjoba presione me nga 10 vet iu lutem na ndihmoni ne anonim. Zoti qoft me ty e ne familjen tande begati e mirsi pafshi kudo! Shum falemnderit!?

Lajmet e fundit nga