LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dashamir Shehi: Droga nuk është më çështje kriminale, por politike

6 Nëntor 2017, 21:48, Aktualitet CNA

I ftuar në emisionin ?Tonight?, kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi, ka thënë se qeveria Rama ka marrë kosto për përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm në aferën e trafikut të drogës.

Ai e ka quajtur një ngjarje të paralajmëruar nga ana e opozitës rastin në fjalë duke përkufizuar se droga tashmë nuk është më një aktivitet i grupeve kriminale ordinere, por edhe politike.

?Nuk po ndodh asgjë e jashtëzakonshme nga ajo që kishim paralajmëruar më parë, patëm paralajmëruar që këtu është kanabizuar vendi, droga po merret dhe me politikën, nuk është më çështje kriminale.

Përveç se çështje shoqërore është bërë dhe politike. Njerëzit e krimit kanë pasur një akses kaq të madh në procesin zgjedhor, deformimin e politikës shqiptare, manipulimin e saj. Këto po dalin hap pas hapi, përzierja e qeverisë.

Mbi këtë qëndron vetëm Rama, shqiptarët e kuptojnë që nuk mund të bëjë më pjesën e budallait, sikur nuk e dinte që ka ndodhur?, ka deklaruar Dashamir Shehi. /CityNews

Lajmet e fundit nga