LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohen detajet e konfliktit të djeshëm me armë në Shkodër (video)

5 Nëntor 2017, 11:05, Aktualitet CNA

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje nga ngjarja e mbrëmjes së djeshme, ku një konflikt i çastit degradoi në përdorim të armëve të zjarrit çka çoi në plagosjen rëndë të 23-vjeçarit me inicialet H.B..

Autoritetet shkodrane raportojnë se është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorëve të ngjarjes, dy 17-vjeçarë, E. H dhe D.H. banues përkatësisht në fshatin Golem të Shkodrës dhe në lagjen “Guerrile”.

Po ashtu është arrestuar për veprën penale të moskallëzimit të krimit edhe 21-vjeçari B.T.

Gjatë arrestimit të autorëve të ngjarjes, policia ka sekuestruar edhe një automatik model 56, me krëhër dhe me fishekë, si dhe motorçikleta me të cilën autorët u larguan nga vendi i ngjarjes. Në sqarimin e policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. /CityNews

Lajmet e fundit nga