LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidenti në Elbasan / 6 të plagosur mes tyre dhe fëmijë

5 Nëntor 2017, 14:29, Aktualitet CNA

Pas aksidentit automobilistik të ndodhur pak më parë në aksin Librazhd-Elbasan, janë publikuar detajet e ngjarjes.

Mësohet se autovetura është përplasur me një autobus udhëtarësh, e si pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona, mes të cilëve edhe dy të mitur.

Në aksident janë plagosur: shtetasja F.F., 52 vjece, banues në fshatin Xhyrë, V.A., 31 vjeçe, E.A., 11 vjeçe dhe J.M., 6 vjeç banues në Hotolisht të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të plagosur por në gjendje më të rëndë janë edhe drejtuesja e autoveturës, shtetasja A.K., 20 vjeçe banuese në Elbasan dhe pasagjeri me inicialet B.P., 21 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan.

Nga ky aksident ka mbetur e bllokuar për shumë kohë aksi Librazhd -Elbasan. /CityNews

Lajmet e fundit nga