LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zëvendësi i Xhafajt i përgjigjet ministrit të Brendshëm të Italisë: Shqipëria nuk ka të paprekshëm

4 Nëntor 2017, 17:45, Aktualitet CNA

Zv/ministri i Brendshëm Julian Hodaj, i ftuar në emisionin “Kjo javë” në News24, ka folur për suksesin e policisë në parandalimin e kultivimit të Kanabisit.

Ai u shpreh se raporti i Guardia Di Finanza për vitin 2017-të nuk ishte inkurajues por entuziast, e kësisoj policia sipas tij ka arsye për të qenë e kënaqur.

Hodaj duke iu përgjigjur ministrit të Brendshëm të Italisë, Marco Minniti, i cili tha se Shqipëria duhet të “luftojë” të paprekshmit, tha se Shqipëria nuk ka të tillë.

?Në dijeninë time nuk ka sot të paprekshëm. Viti 2018 do jetë domethënës në këtë drejtim. Do planifikojmë akoma më mirë masat e marra dhe do hedhim një hap cilësor në luftën ndaj këtij fenomeni dhe grupeve që kultivojnë dhe trafikojnë?,- u shpreh Hodaj. /CityNews

Lajmet e fundit nga