LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Franca kërkesë Putinit: Influenco për ndihmat humanitare në Siri

4 Nëntor 2017, 08:28, Aktualitet CNA

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka bërë thirrje homologut të tij rus, Vladimir Putin, që Kremlini të përdorë influencën e tij për të lejuar krijimin e korridoreve të ndihmës humanitare në Sirinë e shkatërruar nga lufta.

Kërkesa e Presidenti francez Emmanuel Macron iu bë gjatë një bisede telefonike.

?Qasja humanitare duhet të garantohet sa më shpejt që është e mundur, veçanërisht në Ghouta Lindore ku qindra mijëra njerëz janë në ankth të madh?, tha zyra e Macron në një deklaratë.

Rusia, Irani dhe Turqia ishin në bisedime për të krijuar, organizuar dhe koordinuar të paktën katër zona ?të lira? në Siri.

Por ndihma humanitare, e cila është subjekt i autorizimit nga autoritetet siriane, po has vështirësi në arritjen e kësaj zone.

Rajoni është një nga fortesat e fundit të rebelëve që luftojnë regjimin e presidentit sirian Bashar al-Assad që nga viti 2011./ CityNews

 

Lajmet e fundit nga