LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fotot / Zbulohet kush është 20-vjeçarja që humbi jetën në Korçë

4 Nëntor 2017, 19:05, Aktualitet CNA

Një 20-vjeçare me inicialet G.P., nga qyteti i Korçës, ka humbur jetën ditën e sotme, ndërkohë që 20 ditë më parë kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

E ndjera nuk ishte ndjerë mirë për shkak të tensionit të lartë, e kësisoj ishte drejtuar për në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e bluzave të bardha, por aty ka ndërruar jetë.

Pas kësaj prindërit dhe të afërmit e të resë, akuzuan mjekët si shkaktarë të vdekjes së vajzës së tyre, e cila kishte kaluar edhe një shtatzëni me probleme. Ajo kishte pasur vazhdimisht probleme me tensionin çka kishte bërë që të shtrohej për në maternitetin “Koço Glozheni”, ndërsa 20 ditë më parë solli në jetë fëmijën e saj të parë, me ndërhyrje kirurgjikale.

Familjarët janë shprehur se 20-vjeçarja para se të shkonte në spital për të marrë ndihmën e mjekëve, ishte shprehur: “Kam dhimbje në kraharor, nuk po mbushem dot me frymë”.

E Ndjera G.P., si gjatë shtatzënisë ashtu edhe pas lindjes kishte pasur vazhdimisht probleme me tensionin. /CityNews

Lajmet e fundit nga