LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video ekskluzive/ Ja skandali si transportohet mishi nga thertoret

3 Nëntor 2017, 12:54, Aktualitet CNA

CityNews sjell një video ekskluzive nga mënyra sesi transportohet mishi.

Prej disa ditësh AKU ka filluar një operacion në mbarë vendin për të mbyllur thertoret të cilat janë krejtësisht jashtë standardeve më minimale higjenike dhe ligjore.

Furgoni i mëposhtëm është filmuar pak çaste përpara sesa AKU ta bllokonte, në qytetin e Lezhës.

Në video duke qartë sesi janë hedhur dhe po transportohen bagëtitë e therura. Duken qartë disa qese të caktuara mishi  janë gati për tu çuar te konsumatoret.

Ndoshta ky është rasti kur AKU dhe institucionet shtetërore janë të pamjaftueshme dhe ajo që kërkohet është sensibilizimi i konsumatorëve dhe i qytetarëve për të shmangur thertoreve të rrugëve dhe kasapëve të papërgjegjshem, qytetarët duhet ti drejtohen dyqaneve të liçensuara dhe të kontrolluara nga inspektoriati shëndetësor dhe AKU./ CityNews

 

Lajmet e fundit nga