LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi: Rama, mburojë e deputetëve të tij kriminelë

3 Nëntor 2017, 10:46, Aktualitet CNA

Në mbledhjen e sotme të kryesisë së LSI-së, kryetarja e kësaj partie, Monika Kryemadhi sërish ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Rama.

?Pasi u pa qartë se ministri i tij i Brendshëm ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, kryeministri Rama më e pakta duhej të jepte dorëheqjen, por ai u bë mburojë e krimit dhe krimineleve.?- deklaroi Kryemadhi.

Sipas Kryemadhit, qeveria e Ramës nuk është më zëri i popullit, por përfaqëson zërin e krimit të organizuar.

?Lidhja e Ramës me krimin e organizuar po mbyt ekonominë, po ul investimet e huaja dhe ka prishur imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Kjo është arsyeja pse kjo lidhje është shkatrrimtare?- u shpreh Kryemadhi.

Ndër të tjera, ajo shtoi se LSI do vijojë të jetë zëri i qytetarit dhe se nuk do të ndalet përballë kapjes së qeverisë nga krimi./ CityNews

Lajmet e fundit nga