Connect with Us

Basha takon ministrin italian/ Në Shqipëri nuk duhet të ketë të paprekshëm

Aktualitet

Basha takon ministrin italian/ Në Shqipëri nuk duhet të ketë të paprekshëm

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ministrin e Brendshëm të Italisë, Marco Minniti, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Në një dalje për mediat, pas takimit me ministrin Marco Minniti, Lulzim Basha është shprehur se mori konfirmimin se Italia do të vazhdojë të ndihmojë Shqipërinë për të dalë nga situata, ku bandat dhe trafiku i drogës kanë pushtuar vendin.

Gjithashtu Basha tha se mbështet mesazhin e fortë të ministrit italian, për të goditur “të paprekshmit”.

Ndër të tjera Basha tha se ka marrë vlerësime nga ministri italian Minnitti për rolin e opozitës në përkushtimin ndaj luftës kundër trafikut.

Deklarata e plotë:

Kam patur kënaqësinë sot të takohem me Ministrin e Brendshëm italian z.Minniti të cilin e falenderova për kontributin e jashtëzakonshëm që Italia ka dhënë dhe po jep në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve në veçanti.

Bashkëbiseduam për gjendjen kritike të krimit të organizuar në Shqipëri dhe mora garancitë, të dhëna edhe publikisht, se Italia do të vazhdojë të ndihmojë në goditjen e krimit të organizuar, të ndihmojë Shqipërinë dhe shqiptarët për të dalë nga kjo gjendje e rëndë e trafikut të drogës dhe influencës së bandave të krimit të organizuar në shoqëri dhe në jetën e Shqipërisë.

LEXO EDHE:  “Marrëveshje Rama-Basha?”/ Kreu i PD tregon dy arsyet pse është e pamundur

Në veçanti, vlerësoj mesazhin e Ministrit të Brendshëm Minniti për gotitjen e organizatave të mëdha të trafikut të drogës dhe goditjen e të paprekshmëve.

Ky është një mesazh domethënës, që Italia ka një përkushtim serioz politik për të ndihmuar Shqipërinë në një pikë kyçe të rrugëtimit të saj drejt integrimit europian.

Mora vlerësimet për rolin e opozitës gjatë gjithë këtyre viteve, si një opozitë e përkushtuar për një kauzë të rëndësishme kombëtare, siç është lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër kthimit të Shqipërisë në një republikë të narko-trafikut, dhe natyrisht e sigurova se Partia Demokratike, unë dhe opozita, do të vazhdojmë betejën tonë në mënyrë që në Shqipëri të mos ketë organizata të krimit të organizuar të cilat bëjnë ligjin, që vendosin zgjedhjet. Të mos ketë të paprekshëm dhe drejtësia të veprojë njësoj për të gjithë qytetarët dhe të gjithë qytetarët të jenë të barabartë para ligjit./ CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama sqaron qëndrimin e kandidates Luljeta Bozo për diktaturën

Publikuar

-

Nga

Rama sqaron qëndrimin e kandidates Luljeta Bozo për diktaturën

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar në emisionin “Me pak Fjalë” në Euronews Albania qëndrimin e tij në lidhje me diktaturën komuniste dhe debati që nxiti deklarata e kandidates për deputete Luljeta Bozo.

Rama i tha analistit Neritan Sejamini se është “antikomunist dhe antifashist”. Ai këmbënguli se në rastin e kandidates Bozo deklarata rreth vlerësimit si “me më shumë anë pozitive se sa negative” të diktaturës, ishte “e nxjerrë nga konteksti”.

“[…] mendoj se është nxjerrë jashtë kontekstit për arsye se zonja Luljeta [Bozo] po fliste për profesionalizmin, për profesionistët, shkencëtarët, shkencën e tjerë-e tjerë, dhe besoj që referenca e saj lidhej me këtë fakt, nuk lidhej me asnjë prirje për të amnistuar krimet e komunizmit, gjë të cilën ajo pastaj e tha shumë qartë edhe vetë që ‘nuk më shkon ndërmend që të mendoj se mund të amnistohen krimet e komunizmit’ – u shpreh Rama./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Korrupsioni i liderave politikë/ Berisha krahason Nanon dhe Ramën

Publikuar

-

Nga

Berisha i nxjerr videon Ramës/ Ja pse Shqipëria nuk i hap negociatat

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për korrupsionin në politikë i cili është kthyer në një shqetësim serioz në këto 30 vjet demokraci.

Në një interviste për “Zgjedhje 2021” Berisha ka akuzuar socialistët si personat të përfshirë në shumë afera, ndërsa ka hequr edhe një paralele mes Edi Ramës dhe Fatos Nanos.

Sipas tij, ky i fundit është një liliput i korrupsionit para Edi Ramës.

LEXO EDHE:  Video/ Pasuri dhe luks, Basha publikon fakte nga vjedhjet e Ramës

LEXO EDHE:  Video/ Pasuri dhe luks, Basha publikon fakte nga vjedhjet e Ramës

Afera të tilla siç janë ndjeksa, afera siç është Agon Channel, siç do të jetë porti i Durrësit nuk ka lënë Fatos Nano. Megjithatë Fatos Nano vendosi një akt së pari rrotacionin e pushtetit dhe dha dorëheqjen nga Partia Socialiste. Fatos Nano është një liliput i korrupsionit para Edi Ramës”, u shpreh Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çështja e detit me Greqinë/ Basha: Do ta çojmë në gjykatën e Hagës

Publikuar

-

Nga

Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar  çështjen e detit me Greqinë, duke u shprehur se këtë çështje do ta çojë në gjykatën e Hagës.

Më tej, në një interviste për Report Tv ai shprehet se kjo çështje është një nga dështimet e qeverisë dhe se PD synon ta përmbyllë këtë proces në përputhje të plotë me ligjin.

“Propozimi ynë nëse do ishte bërë realitet  do ta kishte tejkaluar këtë problem. Pas vendimit të gjykatës kushtetuese mbetej vetëm një rrugë, ajo e drejtimit tek gjykatat ndërkombëtare.

Demilitimi i zonës ekskluzive ekonomike do të kishte ndodhur tashmë. Pati një zvarritje të negociatave, pati prapë ndërhyrje dhe personalizim. Ky është një nga dështimet e politikës së jashtme që  i shtohen dështimet e politikës së brendshme të këtyre 8 viteve. Pa diskutim që dërgimi drejt gjykatës ndërkombëtare duhet të kishte ndodhur dhe do të kishte ndodhur tashme, e demilitimi i zonës ekonomike ekskluzive. Dhe ne do të synojmë ta përmbyllim këtë proces në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtarë. Por duke patur parasysh edhe mos ndryshimin e rregullave në mënyrë, në mes të lojës.”, shprehet Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE