Connect with Us

Ridvan Bode komenton buxhetin e vitit 2018/ Është frenues për ekonominë, 90% e shqiptarëve do paguajnë taksa më të larta

Aktualitet

Ridvan Bode komenton buxhetin e vitit 2018/ Është frenues për ekonominë, 90% e shqiptarëve do paguajnë taksa më të larta

Publikuar

-

Buxheti i vitit 2018 i parashikuar nga qeveria shihet me shumë pikëpyetje dhe kritika të forta nga ish-ministri i Financave Ridvan Bode.

Në një intervistë për ABC News, ai ka pohuar se mungon mbështetja për sektorët më të rëndësishëm në vend dhe buxheti i parashtruar në raport me ekonominë është frenues.

“Momenti  ekonomik kërkon krijimin e një ambjenti më entuziast, më besues dhe masat që kuoton qeveria nuk mendoj që janë në kahjen e duhur. Qoftë aksionet e mëdha antiinformalitet, qoftë dhe kjo masë për të ulur pragun e bizneseve që duhet të përfshihen në TVSH nën parametrat  2 milion lekë e kanë deklaruar me zë po tani ja kalojnë qeverisë si kompetencë për të përcaktuar se kush do të jetë niveli i poshtëm i përfshirjes”.

Më tej Bode ka theksuar se ekonomia gjendet në një moment të mirë dhe qeveria duhet ta shfrytëzojë këtë për ta ngritur ekonominë.

“Në tërësinë e tij buxheti në raport me ekonominë është frenues dhe nuk jep ndonjë avantazh qoftë edhe me politika të veçanta sektoriale që pretendojnë se krijohen. Unë kam mendimin që ekonomia ndodhet në një moment të mirë sa i përket konukturës rajonale dhe më gjerë dhe qeveria duhet të shfrytëzonte këtë ambjent të përshtatshëm ekonomik për të krijuar kushtet që ekonomia të fillojë të ngrihet. Përqendrimi vetëm tek turizmi jo se është i kritikueshëm, por është i pamjaftueshëm dhe i pa mirëzgjedhur në totalin e prioriteteve. Dhe, duke qenë se në sektorë real të ekonomisë nuk ka një mbështetje të tillë, unë mendoj që edhe projeksionet e rritjes ekonomike që ka qeveria janë disi të ekzagjëruar”.

Në përfundim Ridvan Bode ka deklaruar se taksa e pronës vitin e ardhshëm do të varfërojë shtresat e mesme.

LEXO EDHE:  Mbrohet nga UNESCO/ Projekte për turizmin në Gjirokastër

“Të gjitha banesat që me çmimet referuese të ekonomisë sipas zonave në Tiranë apo vende të tjera do kenë një vlerë dhe kanë një vlerë më të lartë se 6 milion lekë të reja do të paguajnë një taksë më të lartë nga ajo që paguajnë gjer më sot. Çka do të thotë se 90% e qytetarëve do të detyrohen të paguajnë taksë më të lartë”. /CityNews

https://www.youtube.com/watch?v=XoczUTsCgN8

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Një javë para zgjedhjeve/ Meta mesazh partive politike: Distancohuni nga dhuna

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, ka dalë në një konferencë për mediat mbrëmjen e sotme, ku I ka bërë thirrje palëve politike, për më shumë bashkëpunim dhe një klimë më të qetë parazgjedhore.

Ai gjithashtu ftoi qytetarët të distancohen nga çdo fenomen që nxit dhunën.

“Atdheu ynë, Shqipëria, por dhe bashkëkombasit tanë, ndodhen në një moment të rëndësishmë.

Si President ju përcjell këto mesazhe.

Kjo javë e fundit duhet të shoqërohet nga një klimë më të qetë dhe më bashkëpunuese nga të gjithë.

Ftojmë politikanët dhe qytetarët të distancohen nga çdo fenomen qe pravokon dhe nxit dhunë.

Qytetarët ti drejtohen qendrave të votimit për të ushtruar të dtejtën e tyre, dhe të refuzojnë çdo përpjekje që synon shtrëmbërimin e vullnetit të lirë”, tha Meta./

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama jep lajmin e mirë/ Mbërrijnë të tjera doza vaksinash në aeroportin Nënë Tereza

Publikuar

-

Nga

Rama jep lajmin e mirë/ Mbërrijnë të tjera doza vaksinash në aeroportin Nënë Tereza

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në aeroportin Nënë Tereza sapo kanë mbërritur 40,800 doza vaksinash Astrazeneca.

Përmes një postimi, Rama shkruan se në ditët në vijim pritet të vijnë edhe doza të tjera, për të mos ndalur ritmin e lartë të vaksinimit.

Këto doza vijnë nga marrëveshja që është nënshkruar me Covax.

LEXO EDHE:  Mbrohet nga UNESCO/ Projekte për turizmin në Gjirokastër

LEXO EDHE:  Zhvillimi ekonomik/ Basha zbardh alternativat

Aeroporti “Nënë Tereza” – Mbërrijnë 40,800 doza të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit Covax, teksa presim mbi 250,000 vaksina në ditët në vijim, për të mos e ndalur ritmin e lartë të vaksinimit, derisa çdo qytetar 🇦🇱 të mbrohet nga virusi i rrezikshëm“, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Anketa/ Papunësia dhe korrupsioni largojnë të rinjtë nga Shqipëria

Publikuar

-

Nga

Anketa: Papunësia dhe korrupsioni largojnë të rinjtë nga Shqipëria

Në Shqipëri, papunësia dhe korrupsioni vlerësohen nga një anketë kombëtare me të rinjtë si faktorët kryesorë, që e nxitin rininë të largohen nga vendi. Mbi 70 për qind e të rinjve përcaktojnë papunësinë si problemin e tyre më të madh, ndërsa vështirësia e dytë e tyre është arsimi jocilësor dhe mos-mbështetja institucionale.

Rezultatet e Anketës Kombëtare nga Rrjeti i të Rinjve u publikuan në një forum mbi demokracinë shqiptare, ku morën pjesë studiues, veprimtarë dhe ekspertë të cështjeve sociale.

Mbi 80 për qind e të rinjve pohojnë se qeveria nuk ka bërë asgjë për të ulur papunësinë e lartë të tyre.

Afro 70 për qind e të anketuarve pohojnë se mungojnë programet mbështetëse për punësim të studentëve me kohë të pjesshme që kanë mbaruar studimet. Kjo sipas tyre shkakton edhe mospunësimin afatgjatë të tyre.

Madje të rinjtë mendojnë se në Shqipëri nuk bëhet një analizë e mirëfilltë e tregut të punës për ta.

Mbi 90 për qind e të rinjve pranojnë se e kanë menduar seriozisht largimin nga Shqipëria për shkollim, punësim dhe jetesë normale.

Papunësia dhe pagat e ulëta janë për pjesën më të madhe të tyre dy faktorët kryesorë që i nxitin të largohen nga vendi.

Afro 65 për qind e të anketuarve pohojnë se si qeverisja qendrore edhe ajo vendore i mban ata jashtë proceseve vendim-marrëse, që provohet edhe nga buxheti i pamjaftueshëm për programet rinore dhe ligjin për rininë.

Partitë politike, sipas pjesës më të madhe të të anketuarve, dëgjojnë zërin formalisht mendimet e të rinjve vetëm gjatë fushatave zgjedhore.

LEXO EDHE:  “U fut dhunshëm në shtëpitë e qytetarëve”/ Basha tregon dy lëvizjet që duhet të bënte Rama

LEXO EDHE:  Trump: Do të ketë më shumë vdekje ndërsa ekonomia rihapet

Mbi 90 për qind e tyre pohojnë se kriminaliteti i të rinjve po rritet dhe ky është një problem shumë shqetësues.

Mbi 92 për qind e të rinjve e vlerësojnë nivelin e korrupsionit si të niveleve të larta, kryesisht në administratë publike, ministritë, bashkitë dhe universitetet.

Një problematikë tepër shqetësuese për shëndetin e të rinjve janë edhe stresi dhe depresioni që mbizotëron në afro 90 për qind të të rinjve.

Megjithatë, afro pjesa më e madhe e tyre pohojnë në anketën e Rrjetit të të Rinjve se do të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit si një rrugë për jetesë më të mirë në atdheun e tyre.
Mbi 58 për qind e të rinjve të anketuar pohuan se do të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, sepse besojnë që kjo është një rrugë për të siguruar një të ardhme më të mirë në vendin e tyre.

Këtë fushatë zgjedhore partitë politike e kanë mbështetur kryesisht tek premtimet për rininë, ndërsa dita e zgjedhjeve është vetëm një javë larg.

Mbi 60 për qind e tyre pohojnë se cilësia dhe gjendja e arsimit në Shqipëri është keq ose shumë keq.

Më shumë se gjysma e tyre shprehen problematika më e madhe lidhur me arsimimin e tyre është niveli i korrupsionit në universitete./voa

LEXO TE PLOTE