LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paloka i "përvishet" Ramës në greqisht / Ja çfarë je ti

2 Nëntor 2017, 18:48, Aktualitet CNA

Nënkryetari i Kuvendit përfaqësues i opozitës, ka reaguar pas seancës paralamentare të sotme, në të cilën u debatua për çështjen e Himarës, ku kryeministri Rama disa herë ka përdorur fjalë të ndryshme në greqisht.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Paloka shprehet se ndonëse nuk di greqish, ai është informuar nga disa miq të tij, dhe i rezulton se Rama nuk është Palikari, por “Polikari”.

“Me falni per injorancen miq se une nuk di vertete greqisht dhe sot degjova nga kryeministri yne te perdorte shume fjale prej tyre ne Parlament.
Pasi me perkthyen disa prej fjaleve qe permendi kryeministri yne , e vetmja gje qe une arrita te kuptoj ne fund dhe per te cilen jam me se i sigurt eshte qe Rama ne daci ne shqip ne daci ne greqisht, nuk eshte Palikari, jo , Rama eshte e sigurt qe eshte POLIKARI…”, – shkruan Paloka.

Më tej ai shprehet me ironi, siç Rama tha pasi ofendoi gazetarët se: “Ju garantoj qe kjo nuk eshte fyerje , eshte opinion dhe ju kerkoj ndjese ne se per injorancen time shqipja ngatrrohet keq me greqishten ne kete rast.”

Në përmbyllje të reagimit të tij Paloka ka bërë një sqarim ku thotë:

“P.S
Po shtoj nje sqarim ngaqe shume miq po me pyesin ne telefon; une ju thashe qe nuk di greqisht. Fjalen POLIKARI e kam te kopjuar nga shoku enver i cili kur akuzonte shoket e tij si agjente te shumfishte i quante ?poliagjente?…” /CityNews

Lajmet e fundit nga