LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Operacion masiv në Janinë / Në pranga 7 shqiptarë dhe 4 grekë

2 Nëntor 2017, 21:52, Aktualitet CNA

Autoritetet greke kanë arritur të vënë në prana 7 shqiptarë dhe 4 shtetas grekë, të cilët akuzohen se janë pjesë e një grupi të strukturuar që merret me trafikun e klandestinëve.

Policia raporton se ky aksion masiv është zhvilluar në Janinë.

Nga informacionet e para mësohet se janë sekuestuar 6 makina, shuma parash, një pistoletë dhe armë gjahu.

Grupi në fjalë akuzohet për 77 raste të trafikut të klandestinëve, ndërsa burimet nga policia thonë se aksioni në fjalë vijon akoma. /CityNews

Lajmet e fundit nga