LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Astrit PATOZI/ Shyqyr që nuk është kohë lufte

2 Nëntor 2017, 14:14, Aktualitet CNA

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka ironizuar vendimin e kreut të qeverisë, Edi Rama për shkarkimin e 12 prefektëve të qarqeve dhe emërimin e prefektëve të rinj.

Në një postim në rrjetet sociale, Astrit Patozi shprehet se ?Emërimi i 12 prefektëve të rinj, të gjithë ish-ushtarakë të kujton atë anekdotën e atij që shkoi në librari dhe porositi 3 metra libra jeshilë se i shkonin me mobiljet e bibliotekës së shtëpisë.?

Gjithashtu Patozi shprehet se Edi Rama sipas tij është një nga ata personazhe për të cilin nuk ka asnjë rëndësi ajo që ndodh, por vetëm mënyra se si duhet treguar.

Astrit Patozi duke ironizuar këtë vendim të Ramës shprehet ?Falë Zotit jetojmë në kohë paqeje, sepse nëse vendi do të binte në luftë (larg qoftë) Edi Rama mund të na emëronte gjeneralë të gjithë ish-prefektët, duke përfshirë këtu edhe Keltis Krujën.?

Ndërsa në fund, Patozi shton ?PS. Kjo që shkrova nuk ka të bëjë aspak me respektin tim të palëkundur për ish- ushtarakët.?/ CityNews

Lajmet e fundit nga