Aktualitet
Dokumenti konfidencial i MD: Shqipëria rrezikon të humbasë 2 miliardë euro në arbitrazh
Shqipëria rrezikon të humbasë 2 miliardë euro nga gjyqet në Arbitrazhin Ndërkombëtar. Një dokument konfidencial që Ministria e Drejtësisë i dërgon kryeministrit Edi Rama zbulon fakte tronditëse mbi rreziqet financiare që po i kanosen vendin nga paditë e kompanive të huaja kundër qeverisë.
Dokumenti, i cili mban datën 10 prill të këtij viti, zbulon se aktualisht në Arbitrazhin Ndërkombëtar po zhvillohen katër procese kundër Shqipërisë. “Vlera totale e dëmshpërblimit që kërkohet nga palët, vetëm për këto katër procese shkon mbi 2 miliardë euro” thuhet në shkresën konfidenciale që Ministria e Drejtësisë i dërgon Kryeministrit.
Këto padi janë rrjedhojë e prishjes së njëanshme të kontratave nga qeveria shqiptare me kompanitë e huaja, edhe pse disa prej tyre kanë qenë të miratuara nga Parlamenti, çka u jep paditësve pozita shumë të forta në gjyq.
Situatë alarmante
Edhe pse në shkresë nuk zbulohen emrat e kompanive, që kanë paditur Shqipërinë, burime nga Ministria e Drejtësisë, thonë se një prej çështjeve është ajo e biznesmenit italian Francesco Beccheti, i cili ka paditur qeverinë shqiptare për hidrocentalin e Kalivaçit, por edhe disa çështje të tjera.
Me tone alarmuese Ministria e Drejtësisë kërkon nga Kryeministri që të marrë masa urgjente për të parandaluar një krizë, e cila do të kishte pasoja të rënda për financat e shtetit.
‘Sipas komunikimeve me Avokaten e Përgjithshme të Shtetit ka shumë çështje të tjera në ministritë e linjës, kur kontratat janë zgjidhur në mënyrë të njëanshme nga pala shtetërore,” thuhet në shkresën e Ministrisë së Drejtësisë.
Sipas të dhënave konfidenciale nga Avokatura e Shtetit, vetëm vitin e kaluar Shqipëria u dënua me 70 milionë euro në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.
“Një situatë e tillë është shumë shqetësuese dhe me pasoja tepër të rënda, të paparashikuara për financat e shtetit dhe pasurinë publike, e cila kërkon një analizë të thellë për çdo institucion shtetëror,” sugjeron Ministria e Drejtësisë.
Rekomandimet
Për shkak të situatës tepër të rënduar dhe pasojave katastrofike që i kanosen ekonomisë kombëtare nga humbja e këtyre gjyqeve, Ministria e Drejtësisë i kërkon qeverisë marrjen e një sërë masave.
“Kjo situatë kërkon analizë të thellë dhe nxjerrjen e përgjegjësive, sidomos në rastin e humbjes së proceseve të arbitrazhit, pasi mund të përbëjnë elementë të veprave penale dhe personat përgjegjës duhet të vihen para përgjegjësisë,” propozon Ministria e Drejtësisë.
Po kështu ajo i rekomandon kryeministrit që të mos lejojë asnjë kontratë të zgjidhet në mënyrë të njëanshme, pa u konsultuar më parë me Avokaten e Shtetit.
Për ato kontrata për të cilat ka filluar zgjidhja, Ministria rekomandon pezullimin e menjëhershme dhe hartimin e një plani specifik të koordinuar, ndërsa koncesionet e reja që lidhen të trajtohen me kujdes të shtuar.
“Sa më sipër është urgjente marrja e masave dhe adresimi i situatës për angazhimin me përgjegjshmëri jo vetëm të Avokaturës së Shtetit dhe ministrive të linjës për përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të shtetit shqiptar,” përfundon dokumenti konfidencial. /Syri.net

Flamurtari po luan kundër Teutës së Durrësit në shtëpi, ku si duket pas golit të pësuar jo vetëm që ka mbledhur forcat për të barazuar, por ka shënuar plot 3 gola në vetëm 12 minuta lojë.
Golat janë shënuar nga Muarem në minutën e 19′ dhe 25′, dhe nga Useini në minutën e 31′.
Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro u dorëhoq pas humbjes ndaj Skënderbeut dhe eliminimit nga Kupa e Shqipërisë. /CNA.al

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në shpellën e “Haxhi Aliut” në Karaburun.
Sipas burimeve nga policia, mësohet se një 34 vjeçar është gjetur i mbytur sot në shpellë, ndërsa thuhet se i ndjeri është i identifikuar si Armand Halvaxhiu, nga Tirana.
Në njoftim thuhet se 34-vjeçari merrej me zhytje, dhe trupi i pajetë është dërguar drejt morgut. Më parë 34-vjeçari ka punuar edhe si kameraman në tek News 24 dhe Agon Channel, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /CNA.al

Nuk ka shkuar aspak mirë ndeshja për boksierin nga Peja, Senad Gashi, në sfidën ndaj gjermanit Schwarz, që e humbi ndeshjen në mënyrë aspak të drejtë, duke u skualifikuar.
Boksieri shqiptar goditi me kokë kundërshtarin në mënyrë të pavullnetshme në raundin e dytë, duke bërë që Schwarz të binte në tokë dhe të humbte kthjelltësinë.
Gashi ndëshkohet me dy pikë dhe sfida vijon por gjermanët duket se nuk kanë ndërmend të boksojnë ndershëm.
Boksieri Schwarz simulon në dy kontakte të tjera të lehta, duke bërë që në raundin e 4-t arbitrat të skualifikojnë boksierin shqiptar. Kjo ka nervozuar Gashin dhe trajnerin e tij, që sulmojnë personalisht gjermanin, për të larë hesapet, pasi ishte mbyllur ndeshja. U desh ndërhyrja e forcave të sigurisë për të marrë nën kontroll situatën, që për pak degjeneroi në një sherr masiv.
Boksieri pejan regjistronte 16 fitore deri tani, të gjitha me Knock Out, teksa sot pësoi humbjen e parë, që duhet pranuar se ishte vërtetë e padrejtë, ndaj Gashi ka arsye të ndihet i vjedhur. /SS
-
Aktualitet8 hours ago
Kryegjyqtari i Krimeve të Rënda si Agjenci Imobiliare/ Fehmi Petku i “mbytur” në prona
-
Kryesore Show Biz22 hours ago
Hazall çon në gjyq kompaninë e ‘Fate të kryqëzuara’ pasi nuk është paguar për punën e bërë
-
Kryesore24 hours ago
Mashtrimi 5 milion eurosh/ Zbulohet kush qëndron pas kompanisë “Gulf”
-
Kuriozitete23 hours ago
Jetët tona do ndryshojnë më 30 prill, ja çfarë do ndodhë
-
Aktualitet11 hours ago
Mashtrimi 5 milionë eurosh me naftën/ Kush janë zyrtarët e “Gulfit” në kërkim dhe skema e mashtrimit
-
Aktualitet10 hours ago
Filozofi Nard Ndoka si fytyrë e Lulzim Bashës
-
Kryesore Show Biz9 hours ago
“Çfarë deshe zotëri?” Ish-partnerja degjeneron publikisht Kastro Zizon, i publikon bisedën
-
Kryesore Show Biz22 hours ago
Rrëfehet Almeda Abazi:Ja si rashë në dashuri me Tolgën