Connect with Us

Denoncimi / Ja dokumentet që vërtetojnë se Projektligjin për 10-25-fishimin e tarifave gjyqësore e ka shkruar dhe mbështetur Soros

Aktualitet

Denoncimi / Ja dokumentet që vërtetojnë se Projektligjin për 10-25-fishimin e tarifave gjyqësore e ka shkruar dhe mbështetur Soros

Publikuar

-

Avokati Altin Goxhaj, ka vijuar me denoncimet ndaj Soros dhe përfshirjes së tij në qeveri, drejtësi e vendimarrje.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Goxhaj shprehet: “Ja dokumentat që vërtetojnë se Projektligjin për 10-25 fishim e tarifave gjyqësore e ka shkruar dhe mbështetur Soros”.

Në vijim të denoncimit të tij, avokati shkruan se ky projektlidh nuk është mbështetur vetëm nga Soros, por edhe ekspertëve të Lulzim Bashës që paguhen nga Soros.

“Andi Dobrushi Drejtor i Soros ka dhënë urdhër që askush nga gazetarët dhe aktivistët e Soros të mos ta thotë! Sepse u pret bukën e gojës dmth lekët e Soros!!!”, – shkruan Altin Goxhaj. /CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama u mburr me rrugën e filluar nga Berisha/ Ish-kryeministri zbulon skemën e vjedhjes

Publikuar

-

Nga

Rama u mburr me rrugën e filluar nga Berisha/ Ish-kryeministri zbulon skemën e vjedhjes

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektuan sot punimet në kantierin e ndërtimit të aksit Delvinë-Kardhiq.

CNA.al kujtoi faktin se punimet në këtë rrugë janë ndaluar kur Rama erdhi në pushtet në 2013-n, pasi ishte nisur nga qeveria e Sali Berishës.

Për këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri, i cili thotë se rruga Kardhiq – Delvinë është histori tjetër vjedhjeje dhe mashtrimi e Ramës.

Berisha deklaron se kjo rrugë duhet të përfundonte 6 vite më parë, ndërsa tregon edhe skemën e asaj që ai e quan vjedhje.



“Miq, sot Edvin Kristaq Hajduti inspektoi një segment të rrugës Kardhiq – Delvinë, e cila duhej të përfundonte në vitin 2014 por që u shndërrua në histori vjedhjeje dhe mashtrimi dhe sot 6 vite pas afatit të përfundimit nuk është ndërtuar as gjysma e saj. Kjo sepse Edvin Hajduti e braktisi atë deri në vitin 2018 dhe ju rikthye me një skemë vjedhjesh të hatashme.

LEXO EDHE:  Video- Sali Berisha konfirmon publikisht CityNews/Ku e drejtoi gishtin për humbjen e thellë të PD

LEXO EDHE:  Transaksione të dyshimta dhe fshehje të patundshmërisë/ Gjyqtari sfidon prangat

Kështu, në rast se loti i parë prej 7 km përfundoi brenda 7 muajve në vitin 2012 me 5,1 milion euro dhe përveç kësaj u hap traseja dhe në 8 km të tjera, Edvin Kristaq Hajduti tenderoi në vitin 2018 lotin e dytë prej 7 km por në një akt vjedhjeje të pastër me çmim të katërfishtë, 22 milionë euro dhe afat kohor për tu ndërtuar jo për 7 por për 24 muaj”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Kardhiq-Delvinë/ Rama mrekullohet me rrugën e filluar nga Berisha

LEXO TE PLOTE

Bota

“Kriminalitet i pastër” në Çikago/ Plaçkitje masive, arrestime dhe shkëmbim zjarri

Publikuar

-

Nga

“Kriminalitet i pastër” në Çikago/ Plaçkitje masive, arrestime dhe shkëmbim zjarri

Policia në Çikago shkëmbeu zjarr me plaçkitësit që vidhnin artikuj nga biznese në qytet. Sipas zyrtarëve të rendit, mbi 100 vetë u arrestuan pasi turma u vërsul në zonën komerciale me dyqane luksoze, duke plaçkitur, duke thyer xhama dhe duke u përleshur me policinë për orë të tëra.

Shefi i Policisë së qytetit, David Brown i quajti incidentet “kriminalitet i pastër” dhe Kryebashkiakja Lori Lightfoot u përpoq të theksonte dallimet mes këtyre incidenteve dhe “kryengritjes së përligjshme” pas vdekjes së George Floyd në duart e policëve në Mineapolis më 25 maj.

“Kjo nuk ishte një protestë e organizuar, por një incident “kriminalpastër,” tha zoti Brown në një konferencë për shtyp.

Të paktën 13 policë u plagosën dhe një roje sigurie si dhe një civil u goditën nga plumba, tha zoti Brown.

Në median sociale u postuan imazhe të dyqaneve të vandalizuara dhe njerëzve që futeshin dhe rrëmbenin artikuj. Pjesa më e madhe e incidenteve u regjistruan në bulevardin Miçigan, ku ndodhet edhe segmenti “Magnificant Mile” me dyqane luksoze.



Para shpërthimit të incidenteve, në median sociale u postuan një numër thirrjesh për të plaçkitur bizneset në qendër të Çikagos, pas shtimit të tensioneve që rezultuan kur një polic qëlloi me armë zjarri një person, tha zoti Brown.

LEXO EDHE:  “I strukur, kokulur, i tallur nga një Ramë…”/ Bushati: Më vjen keq për Lulzim Bashën

LEXO EDHE:  Foto-Basha zhvishet direkt pas shkrirjes/Kapet me brekë në krahë të Aurelës në Golem

Policët po merrnin në pyetje një 20-vjeçar, kur ai u largua me shpejtësi dhe u kthye të qëllonte në drejtim të policëve. Policët u përgjigjën me zjarr, duke e goditur të dyshuarin, i cili është në spital dhe mendohet se nuk është në rrezik për jetën.

“Pas incidentit, filloi të grumbullohet turma. Gjakrat ishin ndezur, të nxitura nga dizinformimi ndërkohë që afronte nata,” tha zoti Brown.

Pas postimeve në median sociale, autoritetet dërguan 400 policë në qendër të qytetit, ku panë një rresht makinash që po mbërrinin në zonë. Pasi policët arrestuan një person që kishte në duar kasën e një biznesi, një makinë në lëvizje filloi të qëllonte në drejtim të policëve, tha zoti Brown.

Shefi i policisë, David Brown, është betuar se policia do të përgjigjet me vendosmëri, ndërkohë që ka mobilizuar policët për turne ditore prej 12-orësh dhe ka anuluar pushimet./ VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka strategji”/ Shehu leksion qeverisë: Duhet të stimulohen laboratorët

Publikuar

-

Nga

“Nuk ka strategji”/ Shehu leksion qeverisë: Duhet të stimulohen laboratorët

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, pretendon se qeveria nuk ka asnjë strategji për normalizimin e situatës së krijuar nga Covid-19.

Shehu deklaroi se vendi sot është më keq në fillimin e mbylljes dhe hapjes.

“Qeveria nuk ka një strategji. Sot jemi më keq se në fillimin e mbylljes dhe hapjes. Ne nuk kemi pasur një strategji të qartë. Komiteti ynë që u krijua nuk kishte epidemiologë dhe priste atë që do të thoshte kryeministri. Pamë një komitet që nuk bëri asnjëherë një debat me kryeministrin. I gjithë mekanizmi drejtues nuk funksionoi. E vetmja gjë që funksionojë kanë qenë vetëm mjekët”, u shpreh ai në Rtv Ora.



LEXO EDHE:  "I strukur, kokulur, i tallur nga një Ramë..."/ Bushati: Më vjen keq për Lulzim Bashën

Demokrati kërkoi një strategji të re në raport me krizën shëndetësore që po kalon vendi.

LEXO EDHE:  Transaksione të dyshimta dhe fshehje të patundshmërisë/ Gjyqtari sfidon prangat

“Unë do të thërrisja ekspertët më të mirë nga Itali me kontratë pune për 1 vit. Do të stimuloja gjithë laboratorët që të bëjnë të gjithë testimet për Covid-19, për të arritur së paku 2000 testime PCR në ditë dhe mijëra serologjike”, theksoi Shehu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE