LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha-Ramës: Je arsyeja që Europa na ka mbyllur dyert

2 Nëntor 2017, 11:18, Aktualitet CNA

Në kundërpërgjigje të kryeministri Rama i cili ka deklaruar patriotizmin e tij në seancën e sotme plenare, Lulzim Basha ka deklaruar se streha e fundit e maskarait është pseudopatriotizmi duke i rikujtuar dhe një herë hallet e mijra  shqiptarëve.

?Ky që çon 260 mijë shqiptarë në azil çdo vit, ky flet për patriotizëm. Po të ishe patriot do kishe hequr dorë nga qeverisja, që me mushkonjat e para që u kapën. Ti ke gllabëruar 1.3 mln euro sëbashku me shokët e tu?, ka thënë Lulzim Basha.

Më tej Basha ka pohuar se beteja e Ramës dhe qeverisë së tij është e humbur tashmë, pasi droga dhe krimi ka dalë sheshit dhe kjo është një ndër arsyet që Europa na ka mbyllur dyert.

?Ti nuk mund ta fitosh këtë betejë sepse je i humbur tashmë pasi droga dhe krimi kanë kapur qeverinë tënde. Për këtë arsye ta ka mbyllur derën Europa, për faktin se mbrojte ish-ministrin e krimit. Ti dhe qeveria jote ka mbaruar de fakto?, ka përfunduar Basha. /CityNews

 

Lajmet e fundit nga