Connect with Us

Basha: Për drogën jemi në një linjë me Afganistanin

Aktualitet

Basha: Për drogën jemi në një linjë me Afganistanin

Publikuar

-

Në vazhdim të fjalës së tij në seancën plenare, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vazhduar me akuzat kundrejt mazhorancës dhe kryeministrit Rama.

Basha ka deklaruar se në Shqipëri nuk ka më konkurencë, e vetmja konkurencë sipas tij është ajo e bandave për rrugët e trafikut të drogës.

“E  vetmja konkurencë është ajo mes bandave për rrugët e trafikut të drogës. Shqipëria po hyn në histroinë e krimit në një vend të veçantë. Jemi në një linjë me Afganistanin. Afganistani akuzohet për heroinë dhe Shqipëria për trafik Marijuane”, ka deklaruar Basha.

Në vijim të fjalës së tij Lulzim Basha ka thënë se Shqipëria po i përngjan vendeve të Azisë dhe Afrikës duke pohuar se i gjithë shteti është vënë në shërbim të drogës.

LEXO EDHE:  Kallëzimi i rremë për çështjen “Xhisiela”/ Gjykata pushon çështjen për Lulzim Bashën

Për Bashën ka vetëm një rrugë për zgjidhjen e këtij problem është ndalja e qeverisë.

“Për të ndalur krimin nuk ka asnjë rrugë tjetër përvçse të ndalim qeverinë”. /CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Janë shokët tanë”/ Rakacolli përlotet për mjekët e rënë në betejën me COVID

Publikuar

-

Nga

Zv Ministrja e Shëndetesisë dhe Mbrojtjes Sociale Mira Rakacolli nuk i ka përmbajtur emocionet pasi ka kujtuar 56 mjekët e rënë në betejën me pandeminë  e COVID. E ftuar në “Repolitix”, Rakacolli tha se i njihte shumicën prej mjekëve dhe se ka jetuar me ta vuajtjet nga sëmundja që i mori jetën.

Është minimizuar në maksimum, ata janë vaksinuar të gjithë dhe kanë në dispozicion mbrojtjen maksimale që mund t’u ofrohet. Mjekët që humbën jetën janë heronj të kësaj luftës, janë miqtë tanë, shokët tanë dh ena ngjallin natyrisht emocione. Unë nuk mund ta harroj ditën kur u shpall pandemia, u vendos shtetrrethimi dhe qytetarët e Tiranës dolën në ballkone dhe duartrokitën mjekët, ata që po niseshin ën luftë dhe ata që u nisën në luftë që dinin që disa prej tyre nuk do të ktheheshin.

Qytetarët e kanë vlerësuar dhe kanë dhuruar mirënjohje për bluzat e bardha. U emocionova sepse mu kujtua të gjithë, shumicën i njihja dhe kemi qenë aty, e kemi jetuar sëmundjen e tyre. Sot mjekët janë më të mbrojtur”, u shpreh Rakacolli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

CDC: Të vaksinuarit mund të mos mbajnë maska

Publikuar

-

Nga

CDC: Të vaksinuarit mund të mos mbajnë maska

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) këshilluan të enjten se për amerikanët e vaksinuar plotësisht nuk do të jetë e nevojshme të mbajnë maska përjashta si dhe mund t’i shmangin ato edhe në pjesën më të madhe të ambienteve të mbyllura. Përditësimi nga ana e agjencisë do të mundësojë rikthimin tek normaliteti.

CDC-ja tha gjithashtu se për njerëzit e vaksinuar plotësisht nuk do të jetë e nevojshme të ruajnë distancën fizike në shumicën e mjediseve. Agjencia shpreson që udhëzimi të nxisë edhe më shumë amerikanë që të vaksinohen.

Udhëzimi i rishikuar është një hap i rëndësishëm drejt rikthimit tek jeta normale para pandemisë. Megjithatë agjencia rekomandon që personat e vaksinuar të vazhdojnë të mbajnë maska në aeroplane, trena, në aeroporte, qendra masive tranziti, si dhe vende spitale a poliklinika.

CDC-ja tha se njerëzit e vaksinuar plotësisht megjithatë duhet të mbajnë maska kur një gjë e tillë kërkohet nga ligjet federale, shtetërore, lokale, apo territoriale si dhe t’u përmbahen rregulloreve për bizneset apo udhëzimeve në vendin e punës.

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Avokati: Aktivizimi i Berishës e la Bashën të ngrohet në diell

LEXO EDHE:  Çfarë tregoi protesta paqësore e PD/Pse heshti Ramën e Metën

Në fund të muajit prill, CDC-ja udhëzoi që njerëzit e vaksinuar plotësisht mund të kryenin aktivitete në natyrë pa maska, por rekomandoi që ata të vazhdojnë ta përdornin maskën në hapësirat e tjera publike./voa

LEXO TE PLOTE

Politikë

U vetshpall kandidat për kreun e PD/ Kadilli: I vetmi që e ka ditur ka qenë Basha

Publikuar

-

Nga

Fatbardh Kadilli është vetshpallur kandidat për të qenë në krye të Partisë Demokratike ka treguar arsyen se përse vendosi të marrë këtë vendim. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Kadilli u shpreh se pikënisja për një opozitë të re ka qenë momenti i konstatimit të humbjes së PD në zgjedhjet e 25 prillit. Ai shtoi se ky është momenti më i dobët që PD ka pasur ndonjëherë.

I vetmi që e ka ditur ka qenë Basha, ia kam thënë më 8 Mars që nëse humb do më keshë përballë. Në momentin që u realizua fakti i humbjes konstatoj me zemërim që PD ka hyrë në një cikël zbritje, duhet të fillojmë që sot për një opoztitë të re. Ky është momenti më i dobët ndonjëherë i PD. Opozita ka humbur dhe Basha është përgjegjës për fitoren e Ramës. Ai është zgjedhur kryetar partie dhe jo inventarizues humbjesh”, u shpreh Kadilli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE